Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Ka varrezat më afër” / Skandal në Onkologjik: Mjekët tallen me pacientët

    September 23, 2024

    Gazetari Osman Stafa ka denoncuar publikisht një skandal tronditës brenda Onkologjikut, ku komunikimet mes mjekëve zbulojnë mungesën e ndjeshmërisë ndaj pacientëve, përveç mungesës së medikamenteve dhe reduktimit të dozave. Përmes një serie mesazhesh, mjekët tregojnë një qëndrim të papranueshëm, duke ironizuar situatat e rrezikshme për jetën e pacientëve. Ky denoncim ngre pyetje serioze mbi humanizmin dhe përgjegjësinë profesionale në trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda.

    Shih videon ose lexo:
    [27.2.23, 4:02:22 PM] AP (mjek onkolog): Nuk e di si e mendoni. Pacientja nga Lushnja, dr. Arjana. Për të disatën herë bën reaksion (bronkospazëm) me ulje të saturimit në fund të oksaliplatinit. Fillon mjekimin në 14:30 min… nuk do zëmë ndonjëherë mend ne… apo të na marrë historia…
    [27.2.23, 4:03:05 PM] AP (mjek onkolog): Docetaxel që fillojnë premedikimin në 14:45… etj.
    [27.2.23, 4:05:29 PM] AD (mjek onkolog): Pacientja një ditë para kësaj është trajtuar me kortizonike plus difenhidraminë, ok. Janë bërë edhe shënimet në kartelë, sa për fillimin e KT-së, nuk menaxhoj unë hotelerinë e pacientit, receta është bërë shumë shpejt.
    [27.2.23, 4:06:58 PM] AP (mjek onkolog): Pavarësisht. Është nga Lushnja. Duhet të fillojë më parë. Edhe kortizoniku 8 orë para ka sens, jo 24 orë para. S’po ju drejtohem ju.
    [27.2.23, 4:07:33 PM] AD (mjek onkolog): Dhe para fillimit të KT.
    [27.2.23, 4:07:36 PM] EC (mjek onkolog): Grupi i platineve jep reaksione edhe vdekje kur janë të përsëritura. Nëse vendoset të vazhdojë, duhet të bëhet që në mëngjes, kur jemi të gjithë.
    [27.2.23, 4:07:47 PM] AP (mjek onkolog): Një rast reaksioni duhet parë me përparësi për sistemim.
    [27.2.23, 4:08:01 PM] SS (mjek onkolog): Si rregull nuk duhet ta bëjë fare.
    [27.2.23, 4:08:53 PM] AP (mjek onkolog): Sa do shkruaja. Reaksioni nga platinet mund të jetë edhe fatal. Unë deri në 5 jam. Pas 5 le ta ndjekë i plotfuqishmi.
    [27.2.23, 4:09:37 PM] AD (mjek onkolog): Mjeku i rojës si çdo herë…. Pas 5.
    AP (mjek onkolog): Ose Zoti.
    [27.2.23, 4:14:33 PM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Më duket se për këtë paciente kam folur me Arjanën që të mos vazhdohet ky trajtim, por nuk jam i sigurt. E kam pasur edhe një të hënë me këtë problem.
    [27.2.23, 4:15:41 PM] AD (mjek onkolog): Jo, dr. Bledi, nuk është rasti në fjalë.
    [27.2.23, 4:16:48 PM] AD (mjek onkolog): Sapo fola me Afrimin, pacientja ka përfunduar shëndoshë e mirë, oksalini është në shpëlarje.
    [27.2.23, 4:16:55 PM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Ok. Nuk duhet të vazhdojë. Do të ndryshojmë trajtimin.
    [27.2.23, 4:17:32 PM] AD (mjek onkolog): Është menaxhuar shumë mirë dhe ka përfunduar.
    [27.2.23, 4:17:33 PM] AP (mjek onkolog): Të shohim edhe sot se ajo vazhdon mjekimin ende… ngadalë.
    [27.2.23, 4:17:51 PM] AD (mjek onkolog): Jo, ka mbaruar pa asnjë problem. Sapo fola me Afrimin.
    [27.2.23, 4:18:10 PM] EC (mjek onkolog): Ia vazhdova prapë?!
    [27.2.23, 4:18:17 PM] AP (mjek onkolog): Nuk është taxane, Arjana. Ka tjetër mekanizëm. Nejse, pasdite nuk bëhen numra.
    [27.2.23, 4:18:24 PM] EC (mjek onkolog): Vazhdova?
    [27.2.23, 4:18:28 PM] AP (mjek onkolog): Jam unë aty. Do edhe 10 minuta.
    [27.2.23, 4:18:39 PM] AP (mjek onkolog): Do të rrijë në observim. I thashë të vishet mirë kur të lëvizë. Sot nuk bëri probleme.
    [27.2.23, 4:19:24 PM] EC (mjek onkolog): Aha, ok.
    [27.2.23, 4:21:09 PM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Meqë është nga Lushnja dhe trajtimi fillohet vonë, po e dërgojmë në Fier herën tjetër. Afërsia me shtëpinë mund ta ndihmojë.
    [27.2.23, 4:24:29 PM] AP (mjek onkolog): Edhe kjo. Reaksioni në Fier do jetë më i lehtë, pasi eksperienca është e gjatë.
    [27.2.23, 4:25:52 PM] EC (mjek onkolog): Fix.
    [27.2.23, 4:31:23 PM] SS (mjek onkolog): Aty ka varrezat më afër 😉
    [27.2.23, 4:36:37 PM] AR (kryeinfermier): Pacientja ka marrë mjekimin dhe është shëndoshë e mirë. Sa për oraret dhe numrin e pacientëve, nuk ndryshojmë dot, ka raste që mund të nisin edhe më vonë se në 14:45 për shkak të ngarkesës, por janë raste shumë të rralla. Prandaj është turni i dytë i stafit infermieror deri në orën 20:00 nëse nuk mbarojnë, ka dhe mjek roje! Kështu që nuk përjashtohen këto fenomene me 19 poltrona.”

    [20.1.23, 6:26:36 PM] SS (mjek onkolog): Bajrami, një avokat nga Kukësi, kishte 12 fëmijë dhe jetonte me qira në Tiranë. Qiradhënësi i kërkon të lirojë banesën sepse do t’ia jepte një tjetri me qira më të lartë. Bajrami fillon të kërkojë shtëpi, por me 12 fëmijë nuk ia jepte askush, sepse kishin frikë se mos i shkatërronin shtëpinë.
    Po kështu, Bajrami nuk mund të gënjente për numrin e fëmijëve.
    Një ditë, pasi gjeti një shtëpi që i plotësonte kushtet, dërgon gruan dhe 11 fëmijët të rrijnë në varreza për dy orë. Më pas, merr fëmijën e fundit dhe shkon të takojë qiradhënësin. Ai e pyet: “Sa fëmijë ke?”
    “Këtë që kam në krah,” thotë Bajrami, “ndërsa nëna e tij dhe 11 të tjerët janë në varreza.” Bajrami e mori shtëpinë.
    Morali për juristët: Nuk është e nevojshme të gënjesh, por të zgjedhësh fjalët e duhura.

    [20.1.23, 7:38:08 PM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Bukur, Raqi. 😯 Çfarë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline?
    [20.1.23, 7:39:35 PM] LD (infermiere): T’i çoni 9 në varreza dhe njëri i fundit ta marrë. Hahaha.
    [20.1.23, 7:40:41 PM] AP (mjek onkolog): 😂😂😂😂😂
    [20.1.23, 7:40:47 PM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Jo. Të gjithë shokët e tu që e kanë marrë, janë në varreza tashmë.
    [20.1.23, 7:41:51 PM] SS (mjek onkolog): U gjet zgjidhja 🤣
    [20.1.23, 8:15:31 PM] RB (mjek onkolog): Haaaaaaa. Lina, zgjidhja më e zgjuar 🤣🤣🤣🤣🤣. Me lot.

    onkologjik osman stafa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.