Artisti i njohur shqiptar Olsi Bylyku ditën e sotme ndau me ndjekësit një moment të papritur nga jeta e tij.
Përmes një postimi në “Instastory” aktori na zbulon se ndodhet në spital teksa merr serum për shkak të një problemi shëndetësor të lidhur me bajamet.
“Me 39 sot po hajde se ka vend ke makina për serum… Këshillë, këto bajamet mos i nënvlerësoni se kanë nja 7 vjet që ma kanë shkurtuar jetën,” shkroi Olsi përbri fotos duke paralajmëruar ndjekësit për rrezikun që mund të sjellë nënvlerësimi i shëndetit të bajameve.



