Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Jurgen Uldedaj, kampion bote. Shqiptari ngjitet në majat e boksit

    Tentoi të përdhunojë një vajzë në tren, arrestohet 26-vjeçari egjiptian në Paris

    Rekord sulmesh nga arinjtë në Japoni, dhjetë të vdekur brenda vitit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Jurgen Uldedaj, kampion bote. Shqiptari ngjitet në majat e boksit

    October 26, 2025

    Jurgen Uldedaj ka fituar ndeshjen ndaj kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO (International Boxing Organization).

    Suksesi i arritur në “O₂ Arena” në Londër përbën një moment historik për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë nga Shqipëria që fiton një titull të tillë botëror në boksin profesionist.

    Ndeshja ishte e fortë dhe e luftuar deri në fund, por shqiptari tregoi qetësi, teknikë dhe përgatitje të lartë fizike, duke dominuar me raunde dhe fituar me meritë.

    Kjo fitore e ngjit Uldedajn në majat e boksit botëror dhe vulos rrugëtimin e tij të gjatë në arenat ndërkombëtare. I lindur në Shqipëri dhe i formuar si sportist në Gjermani e Angli, ai ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme. Deri tani ai numëron 21 fitore në karrierë, prej të cilave 12 me nokaut.

    Uldedaj ka mbajtur më parë disa tituj prestigjiozë si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”. Edhe pse stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, ai vazhdon të garojë nën flamurin shqiptar. Me këtë triumf në Londër, Uldedaj jo vetëm forcon pozitën e tij në elitën e boksit botëror, por gjithashtu vendos një pikë referimi të re për sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Jurgen Uldedaj, kampion bote. Shqiptari ngjitet në majat e boksit

    October 26, 2025

    Tentoi të përdhunojë një vajzë në tren, arrestohet 26-vjeçari egjiptian në Paris

    October 25, 2025

    Rekord sulmesh nga arinjtë në Japoni, dhjetë të vdekur brenda vitit

    October 25, 2025

    ‘Dorëzohet’ Trump, kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

    October 25, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Vetëbesimi në ADN, shenjat e zodiakut që nuk dyshojnë kurrë në veten e tyre

    Parashikimi i horoskopit 24 Tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Sot energjia juaj është në kulm, parashikimi i horoskopit 23 Tetor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.