Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Julio Iglesias, nga ikona globale e muzikës latine te përballja me akuza ligjore

    January 14, 2026

    Julio Iglesias, këngëtari spanjoll që pushtoi audiencën botërore, mbetet një nga artistët latinë më të suksesshëm të të gjitha kohërave, me një karrierë që shtrihet për më shumë se gjysmë shekulli. Baladat e tij romantike, pamja karakteristike dhe buzëqeshja e përhershme e kthyen këtë madrilen në një ikonë ndërkombëtare.

    I lindur më 23 shtator 1943 në Madrid, në një familje të pasur ku i ati ishte gjinekolog, Iglesias fillimisht ëndërronte të bëhej futbollist profesionist. Ai luajti si portier në ekipet e të rinjve të Real Madridit, por një aksident automobilistik në moshën 20-vjeçare i dha fund karrierës sportive dhe e detyroi të kalonte një periudhë të gjatë rehabilitimi.

    Gjatë kësaj kohe ai nisi të shkruante këngë dhe të mësonte kitarën. Ndërsa studionte juridik, dërgoi disa demo në një shtëpi diskografike, me synimin që këngët t’i interpretonin artistë të tjerë, por kompania e inkurajoi të merrte pjesë në Festivalin e Benidormit në vitin 1968. Fitorja me këngën “La vida sigue igual” i hapi rrugën një kontrate me “Discos Columbia” dhe një karriere ndërkombëtare.

    Me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, Iglesias ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës si Diana Ross, Stevie Wonder dhe Frank Sinatra. Ai ndërtoi për dekada imazhin e “dashnorin latin” dhe në vitin 1984 pushtoi tregun amerikan me duetin “To All the Girls I’ve Loved Before” me Willie Nelson, duke u shndërruar në një artist me ndikim ndërkulturor.

    I njohur për regjistrime në shumë gjuhë – nga anglishtja dhe frëngjishtja deri te japonishtja dhe tagalogja – Iglesias është vlerësuar me çmime të shumta, përfshirë Medaljen e Artë të Meritës në Arte nga Spanja dhe një Grammy për arritje jetësore. Në vitin 2021, emri i tij u përfshi edhe në “Pandora Papers”, që zbuluan asetet offshore të figurave të pasura në mbarë botën.

    Së fundmi, këngëtari është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave ligjore. Dy ish-punonjëse e kanë akuzuar për abuzim seksual gjatë punës në pronat e tij në Republikën Domenikane dhe Bahamas në vitin 2021. Iglesias, tashmë 82 vjeç, nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.

    I martuar dy herë, ai ka tetë fëmijë, mes tyre edhe Enrique Iglesias, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikën pop latine.

    akuzat Julio Iglesias muzika
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.