TIRANË– Aktori i mirënjohur i humorit, Jul Deda ka ndarë një nga postimet më të ndjera në rrjetet sociale.
Ai ka kujtuar të atin, artistin e mirenjohur Zef Deda në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta.
Artisti publikoi një foto të ngrohtë familjare, ku shfaqet përkrah të atit, ndërsa dedikimi që e shoqëron foton ka prekur shumë ndjekës.
“Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…”- shkruan ai, duke shprehur mallin e thellë për figurën më të rëndësishme të jetës së tij./Radar.al



