Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj iu ka bërë apel banorëve të investojnë në vendin e tyre nëpërmjet Paketës së Maleve. Marinaj ka folur në podcastin “Me Julin në Radar”, Marinaj tha se janë bërë deri tani 80 aplikime dhe se janë identifikuar zonat e përshtatshme, kryesisht në Alpe.
“Ju bëj thirrje dhe njëherë nga këtu që të vijnë. Jemi të hapur, dashamirës që t’i japim gjënë më të mirë Malësisë së Madhe dhe të gjithë atyre që kanë dëhsirë ta vënë një gur në vendin e vetë dhe që kanë mundësinë financiare. Ne jemi në çdo kohë korrekt dhe seriozë për t’i përmbushur këto që po them.
Ky ligj është një ligj që i favorizon dhe ne si bashki kemi identifikuar të gjitha zonat më të përshtatshme ose jemi fokusuar tek ato zona ku interesi është i tanishëm dhe janë në proces miratimi nga Ministria. Ne kemi 80 aplikime, kuptohet që shumica janë në zonën e Alpeve, ku përfshihet Boga, Vermoshi, Lepusha”, deklaroi Marinaj.


