Jorida Tabaku me vëth 2.3 mijë USD dhe byzylyk 5 mijë euro, akuzon qeverinë se po varfëron vendin
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi sot qeverinë se po varfëron vendin, duke iu referuar ligjit për portet turistike, si një ligj sipas saj me porosi dhe që mbron interesa të veçanta. Që Kuvendi i Shqipërisë miraton ligje me porosi dhe për interesa të rretheve klinteliste, madje ligje të posaçme për oligarkë të caktuar, kjo është një e vërtetë e faktuar, por që zonja Tabaku dhe opozita në tërësi të flasë për varfërinë, edhe kjo është një hipokrizi, aq më tepër që përfituesit nga ligjet me porosi janë të lidhur ngushtësisht me kupolën e PD-së.

Për shembull, teksa zonja Tabaku akuzonte sot qeverinë se po varfëronte vendin, vëthët që kishte në vesh kushonin 2.3 mijë euro. Zonja Tabaku mbajti një fjalim në Kuvend dhe më pas replikoi me përfaqësues të mazhorancën, ku në sy ra vëthi i saj, i cili kushton sa paga e saj si deputete. Më herët zonja Tabaku është shfaqur me byzylyk që kushton 5 mijë euro. Me një çmim të kripur dhe me një stil shumë modern, por aksesorë të tillë janë në kontrast me përmbajtjen e fjalimit për varfërimin e shqiptarëve.

Teksa zonja Tabaku denoncon korrupsionin qeveritar, vëllai i saj Fisnik Tabaku është drejtor i Rilindjes te Albcontrol. Nuk ka të dhëna nëse vëllai i zonjës Tabaku është përfshirë në procedura tenderuese, por Albcontrol është një ndërmarrje shtetërore që noton në luks dhe i denoncuar në vijimësi për tendera me hije korrupsioni dhe të manipuluar.

Ndërkaq, pranë vilës së sekuestruar si aset i korrupsionit të Arben Ahmetajt, në kompleksin “Vala Mar” në Hamallaj, ka një vilë edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në emrin e bashkëshortit Saimir Sallaku. Nga verifikimet rezulton se vila përbëhet nga një sipërfaqe ndërtimi 174 m2 dhe parcelë 421 m2. Vila është deklaruar 195 mijë eruo.

Sipas burimeve vlera e deklaruar e vilës 195 mijë euro nuk mbulon as mobilimin e saj, ku përfshihen edhe punime druri antik. Ka dyshime të forta se Jorida Tabaku, ashtu si shumë pushtetarë e ish pushtetarë të tjerë, ka pastruar para me vilën në Hamallaj, duke e deklaruar disa herë më lirë se sa çmimi real./Prapaskena/



