Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: SHBA-të dhe Izraeli shkelën armëpushimin. Vance e mohon

    Australia konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5N1

    Momente paniku/ Ish-futbollisti i Real Madridit pëson atak në zemër pas konferencës për shtyp

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Joe Biden sfidon kancerin: Nuk pendohem për asgjë. Parashikimi është i mirë

    May 30, 2025

    Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u shfaq për herë të parë publikisht pas njoftimit të muajit të kaluar se është diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës. Në një deklaratë për gazetarët, Biden shprehu optimizëm për shëndetin e tij.

    “Parashikimi është i mirë. Po ndjek një trajtim me ilaçe dhe gjithçka po ecën mirë,” tha ai. Biden theksoi se kanceri nuk është përhapur në organe të tjera apo kocka, duke shprehur shpresë për një rikuperim të plotë. “Jam mirë, dhe edhe familja ime është optimiste,” shtoi ai, duke përmendur se trajtohet nga “një nga kirurgët më të mirë në botë.”

    I pyetur për kritikat mbi aftësitë e tij mendore dhe fizike gjatë kohës në detyrë, Biden iu përgjigj me humor: “E shihni, jam i paaftë mendërisht dhe nuk mund të ec,” duke buzëqeshur. Përkundër zërave brenda Partisë Demokratike që kundërshtuan rikandidimin e tij, Biden tha prerë: “Pse nuk dolën përballë meje? Sepse do t’i kisha mundur.”

    Ish-presidenti theksoi gjithashtu rëndësinë e momentit aktual për botën: “Jemi në një pikë kthese. Vendimet që do të marrim tani do të përcaktojnë se si do të jetë bota për 20 vitet e ardhshme.”

    Në lidhje me tensionet me Shtëpinë e Bardhë dhe zëdhënësen Karoline Leavitt, e cila kishte kërkuar publikisht që ish-Zonja e Parë, Jill Biden, të fliste hapur për shëndetin e burrit të saj, duke e akuzuar se ka mashtruar opinionin publik, Biden reagoi me ironi: “Nuk e di kush është ajo zëdhënëse,” duke shtuar më pas se po bënte shaka, megjithëse mediat mund ta marrin fjalë për fjalë.

    Ish-presidenti Joe Biden kanceri SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: SHBA-të dhe Izraeli shkelën armëpushimin. Vance e mohon

    June 20, 2026

    Australia konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5N1

    June 20, 2026

    Momente paniku/ Ish-futbollisti i Real Madridit pëson atak në zemër pas konferencës për shtyp

    June 20, 2026

    Bundeswehr në Lituani: “Është serioze”

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.