Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Jeta me vdekjen-Shkenca dhe besimi

    April 17, 2025
    Jeta me vdekjen - Shkenca dhe besimi

    Për shumë besimtarë vdekja nuk është fundi. Por çfarë ndodh pas saj? Kur fillon vdekja? Dhe a kemi shpirt? Shkenca mund ta shpjegojë të paktën me objektivitet këtë temë tabu, pjesa tjetër është çështje besimi.

    Me Pashkët të krishterët festojnë ringjalljen e Jezusit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen. Edhe hebrenjtë ortodoksë dhe myslimanët besojnë te ringjallja.  Hinduistët dhe budistët venë në plan të parë shpëtimin përmes rilindjes.

    Për njerëzit fetarë pikëllimi për humbjen e një personi nga sëmundja, pleqëria, dhuna apo aksidentet përzihet me shpresën se vdekja nuk është fundi. Ngushëllimin ata e gjejnë në përfytyrimet për jetën e përtejme, të cilat ekzistojnë jo vetëm në fetë e sotme. Edhe njerëzit e parë, që ishin mbledhës dhe gjuetarë, egjiptianët, vikingët dhe shumë kultura të tjera u thonin lamtumirë të vdekurve me rituale varrimi, duke vendosur në varre objekte, me qëllim që atyre t´u hapej rruga për në jetën e përtejme.

    Si përkufizohet vdekja?

    Biologjikishttrupi i njeriut funksionon maksimalisht për rreth 120 vjet. Por e rëndësishme është jetëgjatësia aktuale, e cila me kohë është zgjatur për shkak të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe të higjienës. Në Gjermani për shembull jetëgjatësia shtohet me rreth 3 muaj në vit.

    Shumicën e njerëzve nuk është vdekja, ajo që i tremb, por mungesa e njohurive për atë që ndodh gjatë vdekjes dhe pas saj. Nga pikëpamja mjekësore ekzistojnë disa lloje vdekjesh. Në “vdekjen klinike” pushon së vepruari sistemi kardiovaskular, pulsi dhe frymëmarrja ndalojnë dhe organet nuk furnizohen më me oksigjen dhe me substanca ushqyese. Por në rastin e “vdekjes klinike” ringjallja përmes ventilimit dhe masazhit kardiak është e mundur dhe shpesh e suksesshme. Kjo nuk ndodh në rastin e “vdekjes së trurit”, sepse truri, truri i vogël dhe trungu i trurit nuk funksionojnë më. Edhe në vdekjen e trurit disa qeliza të trurit mund të jenë ende aktive në shtresa më të thella, por “vetëdija” ka humbur ndërkohë.

    Megjithatë njerëzit me “vdekje të trurit” mund të mbahen në jetë artificialisht për një kohë të gjatë. Disa pacientë me vdekje të trurit reagojnë edhe ndaj stimujve të jashtëm, si për shembull gjatë operacioneve. Por nga pikëpamja mjekësore këto janë vetëm reflekse të palcës kurrizore dhe jo të të ndjerit e dhimbjes.

    Çfarë ndodh me trupin e vdekur?
    Fillimisht organet tona mund të mbijetojnë për një farë kohe pa oksigjen dhe substanca ushqyese. Gradualisht ndarja e qelizave ndërpritet plotësisht, pastaj qelizat vdesin. Nëse kanë vdekur shumë qeliza, organet nuk mund të rigjenerohen më. Më shpejt reagon truri, qelizat aty vdesin vetëm për tri deri në pesë minuta. Zemra mund të durojë deri në gjysmë ore. Sapo gjaku ndalon së qarkulluari, ai bie dhe formohen njolla “livor mortis”, që mund t’i ofrojnë mjekësisë ligjore të dhëna për shkakun dhe vendndodhjen e vdekjes.

    Pas dy orësh fillon shtangimi i kufomës, sepse nuk prodhohet më adenozinë trifosfat. Pa këtë burim energjie në qeliza muskujt ngurtësohen. Pas disa ditësh ky ngurtësim i kufomës zhduket.

    Trakti gastrointestinal vdes pas dy deri tri ditëve dhe bakteret, që gjenden në të, përshpejtojnë dekompozimin e trupit. Megjithatë patogjenët në trup mbeten të rrezikshëm për një kohë të gjatë. Patogjenët e hepatitit për shembull jetojnë për disa ditë, ndërsa bakteret e tuberkulozit edhe me vite. Përgjithësisht procesi i dekompozimit të trupit të njeriut zgjat rreth 30 vjet.

    Çfarë na mësojnë përvojat afër vdekjes?

    Parë shkencërisht përvojat afër vdekjes ndodhin në periudhën midis vdekjes klinike dhe reanimacionit. Jo vetëm shkenca, por edhe fetë dhe ezoterizmi janë marrë intensivisht me përvojat e përshkruara, të cilat mund të ndryshojnë shumë në varësi të ndikimeve kulturore apo rajonale.

    Shumë nga personat e prekur nuk kanë asnjë kujtim nga kjo fazë. Të tjerë tregojnë për një mori kujtimesh, shkëputje nga trupi, peizazhe ose një dritë të ndritshme (në fund të një tuneli). Disa kanë treguar për një ndjenjë të madhe lumturie, të tjerë kanë përjetuar ankth ose sulme paniku.

    Përvojat afër vdekjes duket se ndodhin më shpesh, kur reanimacioni ka zgjatur shumë dhe furnizimi me oksigjen në tru ka qenë i kufizuar për një periudhë më të gjatë. Ky furnizim i pamjaftueshëm i trurit prek kryesisht lobet temporale dhe parietale të trurit, si dhe gyrus angularis, i cili ndodhet në mes. Nëse përvojat afër vdekjes krijohen aty, është e paqartë.

    A kemi shpirt?
    Edhe pse vdekja është pjesë e jetës, ne nuk duam ta pranojmë atë si një fund të paevitueshëm. Me “shpirt” kuptojmë zakonisht thelbin jomaterial, të pavdekshëm të një personi, të ndarë nga trupi. Në shumë fe është shpirti ai, që e bën personin atë që është.

    Besimi në një shpirt të pavdekshëm është i rrënjosur thellë në të menduarit tonë dualist, i cili e ndan botën në dy kategori të kundërta: në të mirën e të keqen, në të drejtën e të gabuarën, trupin e shpirtin. Filozofët si Platoni, Sokrati dhe Dekarti i shihnin trupin dhe shpirtin si njësi të ndara.

    Studimet nga neuroshkenca tregojnë se të gjitha proceset mendore janë të lidhura me funksionin e trurit. Sipas tyre e gjithë “jeta jonë mendore” mund të shpjegohet me neurone, neurostransmetues dhe rrjete.

    Por a janë vërtetë vetëm aktivitetet e matshme të trurit, proceset biokimike dhe ndikimet socio-kulturore, ato që përcaktojnë qënien e një personi, shpirtin e tij? Apo është një ndërveprim shumë kompleks i trupit, mendjes dhe mjedisit, që formëson “jetën tonë shpirtërore”?

    Ekzistenca e një shpirti apo një ndërveprim i tillë nuk mund të vërtetohet shkencërisht. Dhe përtej shkencave empirike nis besimi.

     https://radar.al/world-press-photo-cmimi-i-pare-per-foton-e-palestinezit-te-amputuar-ne-te-dy-krahet/

    Jeta me vdekjen shkenca
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    April 29, 2026

    Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, akuza për kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.