Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Jessie J zbulon lajmin prekës, diagnostikohet me kancer gjiri

    June 4, 2025
    Jessie J zbulon lajmin prekës, diagnostikohet me kancer gjiri
    Jessie J

    BRITANI E MADHE- Jessie J, artistja britanike ka ndarë një lajm prekës me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar se është diagnostikuar me kancer në gji.

    Këngëtarja 37-vjeçare ka thënë se sëmundja është kapur në fazë të hershme, duke shtuar në një video emocionale: “Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por po kapem pas fjalës ‘herët’.”

    Jessie, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Cornish, deklaroi se diagnoza i është dhënë para publikimit të këngës së saj më të fundit No Secrets, e cila doli më 25 prill. Ajo shtoi se do t’i nënshtrohet një operacioni pas performancës së saj në Summertime Ball në Londër, më 15 qershor.

    No Secrets është rikthimi i madh i Jessie J pas një pauze katërvjeçare, gjatë së cilës u bë nënë e një djali, Sky, tani 2 vjeç, që ka me partnerin e saj, basketbollistin Chanan Colman.

    Në videon e shpërndarë, Jessie u shpreh:

    “Për pak hezitova nëse duhet ta ndaj apo jo. Dua ta ndaj, por ka shumë opinione nga jashtë… Gjithmonë kam qenë një person që ndan gjithçka që kalon në jetë.”

    Ajo shpjegoi se gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë në analiza dhe kontrolle mjekësore, por se nuk e ka përpunuar plotësisht lajmin sepse ka qenë shumë e fokusuar në punë:

    “Nuk po e përpunoj siç duhet, sepse po punoj pa pushim.”

    Jessie shtoi gjithashtu se operacioni do të ndodhë gjatë verës dhe, me humorin që e karakterizon, tha:

    “Do të mbaj thithkat, kjo është diçka e mirë. Është një temë e çuditshme dhe një situatë e çuditshme.”

    Jessie J kancer gjiri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.