Ylli amerikan Jennifer Lopez ka folur hapur për divorcin e saj nga Ben Affleck, duke e përshkruar si një përvojë pozitive që e ka ndihmuar të rritet dhe të bëhet më e vetëdijshme.
Gjatë paraqitjes në emisionin CBS “Sunday Morning”, Lopez tha: “Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë sepse më ndryshoi”. Ajo shtoi se tani ndihet një person tjetër nga vitin e kaluar dhe përmendi se xhirimet e filmit “Kiss of the Spider Woman” i kanë shërbyer si një strehë gjatë periudhave të vështira.
“Çdo moment në shesh xhirimi dhe çdo moment që luajta këtë rol, isha shumë e lumtur”, tha ajo. Lopez pranoi se në fillim nuk ndihej mirë kur kthehej në shtëpi, por mësoi të përballej me boshllëkun që ndjente.
Ylli shtoi se vera e kaluar ishte verë e mrekullueshme për të: “U argëtova shumë, mund t’i shijoj gjërat më shumë dhe kuptova se gëzimi qëndron në të jetuarit e momenteve dhe pranimin e vërtetë të jetës dhe gjithçkaje që ajo sjell.”


