Edmond Gashi mjeku i Onkologjikut ka dalë sot para trupës së GJKKO, për t’u njohur me masën e sigurisë, se bashku me mjekët e tjerë që u akuzuan për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Sipas burimeve, Gashi përpara gjykatësve kërkoi që t’i hiqej masa aktuale “arrest shtëpie”.
“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka deklaruar ai.


