Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasja e bujshme me pronarin e ONIMA-s, dalin pamjet: Gjesti i nxjerr armën Erkand Shabanit në sy të fëmijës së mitur

    Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ndëshkim maksimal autorit

    E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim. Një tjetër plagoset

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    James Rubin dëshmon në Hagë për rastin e Hashim Thaçit

    September 15, 2025

    Në Gjykatën Speciale në Hagë dëshmon ish-Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit James Rubin në procesin gjyqësor për rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

    Ish-Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James Rubin është dëshmitari i parë i mbrojtjes në mesin e disa dëshmitarëve të ekipit mbrojtës të ish-presidentit Thaçi. Në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor edhe ndaj krerëve tjerë të ish-UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Javën që shkoi, James Rubin tha se “do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë”, tha Rubin.

    Ekipi i mbrojtjes i ish-presidentit Thaçi, ka njoftuar, se synon të thërrasë 11-12 dëshmitarë. Pasi të përfundojnë provat dhe thirrja e dëshmitarëve të tyre, do të nisë prezantimi i dëshmitarëve nga mbrojtja e ekipit të ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, të cilët do të paraqesin 4 dëshmitarë. Dëshmi mbrojtëse nuk pritet të paraqesin ekipet mbrojtëse të ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-deputetit të LVV-së Rexhep Selimi.

    Ekipi i mbrojtjes i ish-presidentit Thaçi, ka njoftuar, se synon të thërrasë 11-12 dëshmitarë.

    Procesi drejt përfundimit

    Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale, në fillim të këtij muaji më 2 shtator ka njoftuar se “mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet për të paraqitur shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti”. Që nga nisja e procesit gjyqësor në vitin 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës ka thirrur në gjykatë 125 dëshmitarë, si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale për pretendimet e tyre.

    Ish-krerët e ish-UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave, si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave gjatë luftës në Kosovë. Në Hagë të Holandës, të dielën u mbajt një protestë e disa mijëra qytetarëve të Kosovës, kryesisht nga diaspora, duke kërkuar, siç thanë organizatorët, drejtësi për ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara, si dhe për të shprehur pakënaqësi me procesin e deritanishëm gjyqësor që po shkon drejt fundit./DW

    hage Hashim Thaçi James Rubin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasja e bujshme me pronarin e ONIMA-s, dalin pamjet: Gjesti i nxjerr armën Erkand Shabanit në sy të fëmijës së mitur

    June 4, 2026

    Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ndëshkim maksimal autorit

    June 4, 2026

    E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim. Një tjetër plagoset

    June 4, 2026

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.