Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë dorëzuar rekurs në Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimet për sekuestron e pasurive të tyre.
Rekursi është paraqitur ndaj vendimeve të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të cilat kanë lënë në fuqi masën e sekuestros.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë, Malltezët kërkojnë heqjen e masës së sekuestros mbi pasuri të paluajtshme, si dhe kundërshtojnë administrimin e tyre nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, strukturë në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë mbi ligjshmërinë e masave të marra nga shkallët e mëparshme të gjyqësorit.

