Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tuna përfshihet në aksident me makinë në Kosovë (DETAJET)

    Aksident me vd*kje në Kukës, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

    “100% shtrenjtim”: Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Jam në ankth, gjendje e rënduar financiare”, zbardhet dëshmia e Gjestit para gjykatës

    March 13, 2026

    Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, ka deklaruar para gjykatës se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe nën ndikimin e afektit.

    Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga Betimi për Drejtësi, Kelmendi ka kërkuar falje para gjykatës, prokurorit dhe palës së dëmtuar.

    “Pajtohem me deklarimin e avokatit tim. Dua ta njoftoj gjykatën se jam në ankth dhe kam vepruar në gjendje afekti. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit dhe palës së dëmtuar”, ka deklaruar ai gjatë seancës.

    Avokati i tij ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se nuk ekziston rreziku që i dyshuari ta përsërisë veprën penale.

    Sipas mbrojtjes, bazuar në përvojën jetësore dhe aspektin psikologjik, reagimet impulsive zakonisht ndodhin vetëm një herë dhe rreziku i përsëritjes së tyre është i ulët.

    Avokati ka theksuar gjithashtu se rasti ka marrë vëmendje të madhe publike dhe se Kelmendi është plotësisht i vetëdijshëm për hetimin që po zhvillohet ndaj tij.

    Po ashtu, mbrojtja ka përmendur edhe nenin 159 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, i cili parashikon parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, duke argumentuar se paraburgimi nuk do të ishte një masë proporcionale.

    Sipas avokatit mbrojtës Artan Qerkini, për dy nga veprat penale për të cilat dyshohet Kelmendi parashikohet dënim deri në një vit burgim ose edhe gjobë.

    Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’i caktojë këngëtarit masën e paraburgimit prej një muaji, duke vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale dhe rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë apo përsëritjes së veprës.
    ,
    Kelmendi dyshohet për veprat penale: kanosje, dëmtim të pasurisë, mbajtje pa leje të armës.

    Sipas dokumenteve të gjykatës, gjatë arrestimit policia i ka sekuestruar një armë të tipit Radikal RP-X9, kalibër 9 mm, me një karikator me 14 fishekë.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 11 mars 2026, rreth orës 14:50, në ambientet e studios muzikore Onima.

    Sipas dëshmitarëve, Kelmendi kishte hyrë në objekt duke kërkuar drejtorin e kompanisë dhe kishte kërcënuar se do të thyen­te pajisjet nëse ai nuk paraqitej.

    Dëshmitarët kanë deklaruar se ai kishte goditur dhe thyer disa kompjuterë, kishte nxjerrë një armë nga çanta, kishte kërcënuar pronarin e kompanisë.

    Sipas raportimeve të Betimi për Drejtësi, shkak i incidentit dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për një borxh paraprak me kompaninë. Paraburgimi ndaj këngëtarit është caktuar nga 11 marsi deri më 9 prill 2026.

    arrestimi Gjesti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tuna përfshihet në aksident me makinë në Kosovë (DETAJET)

    April 19, 2026

    Aksident me vd*kje në Kukës, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

    April 19, 2026

    “100% shtrenjtim”: Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

    April 19, 2026

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.