Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    Ukraina lëshon mbi 200 dronë në Rusi, godet disa rajone. Kundërsulmon Moska, 4 të vdekur në 24 orë

    Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve. Përcakohet data (EMRAT)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Jam me fat që jam gjallë”/ Rrëfimi i fortë i Britney Spears mes tensioneve të vazhdueshme familjare

    February 5, 2026

    SHBA– Këngëtarja e njohur Britney Spears ka folur sërish pa dorëza për marrëdhëniet e vështira me familjen e saj, duke pranuar se ndihet e vetmuar dhe e frikësuar pas asaj që ka përjetuar ndër vite. Përmes një postimi në Instagram më 4 shkurt, këngëtarja 44-vjeçare shkroi se nevoja për lidhje njerëzore është thelbësore dhe se izolimi, i justifikuar dikur si “ndihmë”, ishte një gabim i madh.

    “Si njerëz, gjithçka që duam është të mos ndihemi vetëm.”-shkroi ajo, duke shtuar se megjithëse falja është e mundur, kujtesa e dhimbjes mbetet. Spears tha se ndihet jashtëzakonisht me fat që është gjallë, duke lënë të kuptohet se trajtimi nga familja e saj e ka lënë ende me frikë dhe pasiguri.

    Ajo përmendi edhe besimin te Zoti, duke reflektuar mbi mënyrat “misterioze” se si funksionon jeta, por theksoi se, sipas saj, disa anëtarë të familjes nuk kanë marrë kurrë përgjegjësi për veprimet e tyre. Në fund të postimit, këngëtarja shtoi një detaj më të lehtë, duke treguar se kishte ngrënë cheesecake me një fqinj dhe se nuk kishte kërcyer prej një muaji për shkak të një gishti të thyer.

    Postimi vjen pas vitesh deklaratash publike për marrëdhëniet e saj të ndërlikuara me babain Jamie, nënën Lynne dhe motrën Jamie Lynn. Në kujtimet e saj të vitit 2023, The Woman in Me, Spears rrëfeu hapur për dhimbjen e shkaktuar nga konservatoria e vendosur në vitin 2008, e cila u mbyll përfundimisht në vitin 2021. Edhe pse disa përpjekje për pajtim janë bërë, Spears ka pranuar se plagët emocionale mbeten ende të hapura./Radar.al

    Britney Spears tensionet e vazhdueshme familjare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    July 21, 2026

    Ukraina lëshon mbi 200 dronë në Rusi, godet disa rajone. Kundërsulmon Moska, 4 të vdekur në 24 orë

    July 21, 2026

    Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve. Përcakohet data (EMRAT)

    July 21, 2026

    Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.