SHBA– Artistja e mirënjohur me famë botërore Lady Gaga ka anuluar në minutën e fundit koncertin e saj, për shkak të një infeksioni respirator, duke shprehur keqardhje të thellë për fansat.
Artistja njoftoi për problemin shëndetësor përmes një postimi në Instagram, të hënën më 6 prill, duke bërë të ditur se nuk do të performonte në Montreal.
Ajo theksoi se gjendja e saj është përkeqësuar, pavarësisht përpjekjeve për pushim dhe rikuperim.
“Përshëndetje të gjithëve, më vjen shumë keq t’ju njoftoj se nuk do të mund të performoj sonte dhe më duhet të anuloj koncertin. Kam disa ditë që po përballem me një infeksion respirator dhe po bëj çmos për t’u rikuperuar. Megjithatë, gjendja ime është përkeqësuar. Mjeku më ka këshilluar të mos performoj dhe, për të qenë e sinqertë, nuk mendoj se mund t’ju jap cilësinë e performancës që meritoni. E di sa zhgënjyese është kjo dhe ndihem shumë keq që ju zhgënjeva. Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata që kishin bërë plane për të qenë aty dhe për të më mbështetur. Performancat e së enjtes dhe të premtes në Montreal ishin magjike dhe shumë të rëndësishme për mua. Për të gjithë ata që do të vinin sonte, jam vërtet e shkatërruar dhe më vjen shumë keq.”-shprehet ajo./Radar.al




