Reperi i njohur G Bani, ish-banor i Big Brother VIP, ka ndezur rrjetin me një postim që ka hapur shumë pikëpyetje mes ndjekësve të tij.
Në Instagram, ai ndau një foto të një vajze të panjohur, duke mos zbuluar asnjë detaj për identitetin e saj. Mbi imazhin ai shkruan thjesht: “Jom dashuru prej asaj nate”, fjali që ka ngjallur menjëherë reagime e komente të shumta.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një romancë të re në jetën e reperit, apo nëse ky është thjesht një paralajmërim i koduar për ndonjë projekt muzikor që mund të jetë duke ardhur së shpejti. Fansat mbeten në pritje për të zbuluar më shumë nga ky mister i papritur.



