Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Shëndet

    Ja cilat janë vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore të kungullit

    October 30, 2025

    Kungulli është një nga perimet më të dashura të vjeshtës. Ky ushqim i pasur në vlera, vitamina dhe minerale përmban pak kalori.

    Farat, gjethet dhe lëngjet e nxjerra prej tij janë shumë të mira me shëndetin. Një perime të tillë arrin të bëjë pjesë në regjimin ushqimor në mënyra të ndryshme.

    Atë mund ta konsumojmë si ëmbëlsirë, supë, sallatë, komposto apo edhe si zëvendësues për gjalpin nëse e përdorni në formë pureje për gatimet me pjekje.

    Kungulli përmban kalium që ka një ndikim pozitiv në tensionin e gjakut. Antioksidantët tek kungulli munden të parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe të përmirësojnë shikimin. Kungujt e paprerë mund të ruhen në një vend të freskët dhe në errësirë për 2 muaj.

    Arsyet përse kungulli të bën mirë 

    Shëndeti i syve dhe sistemi imunitar

    Kungulli është i mirë për sytë dhe për sistemin imunitar sepse është i pasur me vitaminë A. Një racion i vetëm me kungull ofron 200 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi kaq të dobishëm për organizmin.

    Shëndeti i zemrës

    Kungulli përmban kalium dhe antioksidantë të cilët mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës por edhe disa lloje kanceri.

    Kolesteroli

    Sterolët bimorë tek farat e kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Të njëjtin rol luajnë edhe acidet yndyrore omega-3 që ulin trigliceridet dhe tensionin e gjakut.

    Pesha trupore

    Kungulli është një ushqim i lehtë dhe me pak kalori. Një racion i vetëm përmban vetëm 50 kalori. I njëjti racion përmban 3 gramë fibër që do të thotë se do të ndiheni të ngopur për më gjatë.

    Ushqehuni me më shumë kungull

    Përfshirja e kungullit në regjimin ditor ushqimor është e thjeshtë.

    1. Kungullin mund ta piqni në furrë dhe ta përdorni në antipasta.
    2. Purenë e kungullit mund ta përdorni në supa, jo vetëm për ta bërë lëngun më të trashë por edhe për të zëvendësuar yndyrat dhe karbohidratet.
    3. Përdorni kungullin në vend të yndyrës në gatimet e brumit dhe në ëmbëlsira.
    4. Shtojeni kungullin në kos bashkë me mjaltin për një recetë pikante por edhe të ëmbël.
    5. Kungullin mund ta përdorni në lëngjet e plota të frutave apo perimeve.
    6. Farat e kungullit mund t’i piqni dhe t’i përdorni në sallata ose me perime të pjekura./AgroWeb.org
    farat e kungullit Kungulli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.