Nëse keni pasur ndonjëherë ndjesinë se po flisni me dikë që nuk i beson asgjëje dhe askujt, ka shumë gjasa që të keni përballë një Akrep. Kjo shenjë e zodiakut është e njohur për natyrën e saj të rezervuar, dyshuese dhe tejet të vëmendshme. Edhe nëse përpiqesh ta bindësh për diçka me argumente logjike ose emocionale, një Akrep do ta analizojë çdo fjalë, do të kërkojë prapaskena dhe rrallë do të marrë gjërat siç duken.
Kjo nuk vlen vetëm për ata që kanë diellin në Akrep, por edhe për ata me Hënën ose ashendentin në këtë shenjë, të cilët shpesh sillen po njësoj. Ata nuk janë të lehtë për t’u lexuar.
Fjalët e bukura nuk i bëjnë për vete. Në fakt, optimizmi i tepërt mund t’i bëjë të të shohin si naiv apo edhe si të padijshëm. Ata nuk vlerësojnë lehtësinë me të cilën të tjerët japin besim, për ta, kjo është një rrezik.
Për t’ju afruar një Akrepi, duhet kohë, durim dhe mbi të gjitha, sinqeritet absolut.