Site icon Informohu siç duhet

Izraeli pushtohet nga flakët, Netanyahu shpall emergjencë kombëtare

Izraeli pushtohet nga flakët, Netanyahu shpall emergjencë kombëtare

IZRAEL– Izraeli po përballet me një situatë të vështirë të zjarreve orët e fundit. Mediat e huaja raportojnë se shërbimi zjarrfikës i Izraelit ka deklaruar se më shumë se 150 ekipe po vazhdojnë të luftojnë me flakët në Jerusalem.

Ndërkohë kryeministri Benjamin Netanyahu shpalli një emergjencë kombëtare pasi zjarre shpërthyen të mërkurën jashtë Jerusalemit. Ai tha se erërat e forta dhe thatësira kishin krijuar një kombinim vdekjeprurës.

Bëhet me dije se disa qytete janë evakuuar dhe Izraeli ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare, përfshirë aeroplanë zjarrfikës, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve të mbetura.

Ndër të tjera Netanyahu, njoftoi se 18 persona ishin arrestuar me dyshimin për zjarrvënie, ndërsa vendi luftonte me zjarret ndoshta më të këqija të të gjitha kohërave./Radar.al

6 dekada karrierë në film e TV/ Aktorja amerikane shuhet në moshën 100-vjeçare

Vidhet dega e PD në Cërrik, janë marrë kompjutera dhe një televizor

Vetëm në të brendshme dhe i “larë” në gjak, momenti kur turisti amerikan del nga banesa ku vr*u gruan

Shkuan në Shkodër për pushime, amerikani pasi m*sakroi gruan turisti preu damarët

Exit mobile version