Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka lëshuar sot një paralajmërim të ashpër për banorët e Gazës, duke u bërë thirrje që të zhvendosen menjëherë drejt jugut, ndërsa ushtria po intensifikon operacionet ushtarake në veri.
“Është mundësia e fundit për banorët e Gazës që duan të zhvendosen drejt jugut dhe të lënë terroristët e Hamasit të izoluar në qytetin e Gazës,” deklaroi Katz në një njoftim të transmetuar nga mediat izraelite.
Ai paralajmëroi se kushdo që mbetet në qytet do të konsiderohet si mbështetës i terrorizmit.
“Kushdo që mbetet në Gaza do të konsiderohet si terrorist dhe mbështetës i terrorizmit,” shtoi ai.
Paralajmërimi vjen në një moment kritik, ndërsa ofensiva tokësore dhe ajrore izraelite po zgjerohet ndjeshëm, duke rritur frikën për një krizë edhe më të rëndë humanitare në territorin palestinez.


