Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm në prag të Botërorit 2026, gjendet një trup i pajetë pranë bazës stërvitore të Iranit në Meksikë

    Thirrjet për bojkot të koncerteve të Ylli Limanit, reagon Edi Rama: Gjuha e urrejtjes është e papranueshme

    Truku i thjeshtë për freski në shtëpi, pse rekomandohet të lini dollapin hapur në ditët e nxehta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Iu gjendën ar*ë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

    June 13, 2026

    VLORË– “Blutë” e Vlorës kanë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit.

    Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se një 33-vjeçar me iniciale T. P., me precedent penal i është gjetur pistoletë, krehër arme, 44 fishekë dhe kokainë e ndarë në doza. Në pranga ka rënë edhe një 18-vjeçar në Dhërmi, i cili sipas bluve u kap me kokainë e kanabis, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.

    Njoftimi i plotë:

    Goditen tre raste në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në qytet dhe në zonat bregdetare.

    Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të këtyre lëndëve narkotike.

    Arrestohen 2 poseduesit, njëri prej tyre me precedent penal në fushën e narkotikëve.

    Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, masave dhe pranisë në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv garantimin e sigurisë publike, mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Siguria”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit:

    – T. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal për prodhim/shitje të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesë iu gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehër arme, 44 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje;

    – A. C., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në Dhërmi me sasi lëndësh narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.

    Kontrollet vijojnë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm në prag të Botërorit 2026, gjendet një trup i pajetë pranë bazës stërvitore të Iranit në Meksikë

    June 13, 2026

    Thirrjet për bojkot të koncerteve të Ylli Limanit, reagon Edi Rama: Gjuha e urrejtjes është e papranueshme

    June 13, 2026

    Truku i thjeshtë për freski në shtëpi, pse rekomandohet të lini dollapin hapur në ditët e nxehta

    June 13, 2026

    Grabitje në prag të Botërorit 2026, vidhen pajisjet e ekipit të Anglisë në SHBA

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.