Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “900 thirrje në ditë”, The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

    Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie! U japim pronarëve mundësi të investojnë

    Magjia spanjolle, fitorja që shpëtoi futbollin. “La Roja” nuk ra në kurthin e Argjentinës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Iu bë vajzë e kaluar vajzës, i moshuari pasanik i lë me testament shqiptares shumën e majme. Por ia vjedh gazetari

    November 14, 2024

    Një shqiptare është bërë pa dashjen e saj protagoniste e një historie të padëgjuar më parë nga Italia.

    Një gazetar i njohur italian ka përfunduar në gjyq. Ai akuzohet për përvetësim të parave që i përkasin shqiptares.

    Sipas mediave italiane, 64-vjeçari ka marrë rreth 322 mijë Euro dhe 2 celularë nga shtëpia e babait të tij, pas vdekjes.

    Por babai i tij i ndjerë ia kishte lënë me testament kujdestares shqiptare, e cila ishte bërë për të si vajzë e tij.

    Treviso Today shkruan se më 22 Dhjetor të vitit 2021, babai i gazetarit u gjet i pajetë.

    80-vjeçari ishte pensionist i pasur dhe prej vitesh jetonte vetëm. Prej kohësh ai ishte ndarë nga e shoqja. Divorci duket se ka qenë edhe arsyeja e mosmarrëveshjeve mes tij dhe djalit, i cili nuk kishte dashur që të kishte më kontakte me të atin.

    Për shkak edhe të disa sëmundjeve, 80-vjeçari gjeti ndihmë tek një kujdestare shqiptare, banore në Spresiano.

    Shpejt, ajo u bë si anëtare e familjes. Në fakt gruaja jo vetëm u kujdes për nevojat e tij, por ata lidhën miqësi familjarisht pasi i moshuari njihte fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Shpesh të gjithë ata kalonin kohë sëbashku me 80-vjeçarin.

    Në mëngjesin e 22 Dhjetorit të tre viteve më parë, vajza e shqiptares, e cila kishte qëndruar në shtëpinë e 80-vjeçarit italian i cili ishte bërë si gjyshi i saj, gjeti të pajetë trupin e tij.

    E tronditur ajo thirri të ëmën. Kjo e fundit vendosi të informonte edhe djalin. Por kur gazetari arriti në shtëpinë e të atit, sipas asaj që ka dalë nga hetimi, rezulton se nuk ishte fare i interesuar për të, por nisi të kërkonte në sirtarët e shtëpisë për të gjetur çelësin që hapte derën e dhomës së tij të punës që qëndronte e kyçur.

    Pasi mundi të hapte dhomën, gazetari mbushi duart me gjithçka që gjeti. Bëhet fjalë për 320 mijë euro cash të cilat i ati i mbante në shtëpi.

    “Nuk mund ta bësh këtë. Ato para më përkasin mua, ka një testament për këtë”, i tha shqiptarja gazetarit. Në këtë moment ajo vendosi të telefonte policinë. Por pasi numëruan paratë, policët ia lanë paratë djalit të tij, duke qenë se ishte njeriu i tij më i afërt.

    Në 8 Shkurt 2022, testamenti u hap dhe u zbulua se shqiptarja kishte pasur të drejtë. Të gjitha asetet e 80-vjeçarit i kishin kaluar asaj, përveç një trashëgimie që ia kishte lënë një personi tjetër. Djali ngeli pa asgjë. Aty, shqiptarja iu drejtua një avokati dhe ngriti padi ndaj gazetarit. Por nuk ka asnjë gjurmë të 320 mijë eurove, një shumë që konfirmohet nga raporti i karabinierëve. Gazetari pretendon se janë 70 mijë euro që pretendon se ka gjetur. Por prokuroria nuk e beson dhe e ka dërguar në gjyq.

    itali shqiptare testament
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “900 thirrje në ditë”, The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

    July 21, 2026

    Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie! U japim pronarëve mundësi të investojnë

    July 21, 2026

    Magjia spanjolle, fitorja që shpëtoi futbollin. “La Roja” nuk ra në kurthin e Argjentinës

    July 21, 2026

    GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullim të procesit, sot seanca e radhës për Veliajn

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.