Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1% në janar-prill

    June 2, 2025

    TIRANË– Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në peshë janë të dytët pas Kosovës.

    Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar-prill 2025 turistët nga Italia u rritën me 7.1 për qind më raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur shënonin mbi 281 mijë hyrje.

    Kjo tendencë parashikohet të mbetet e ngjashme edhe në vazhdim duke e lidhur këtë me afërsinë që kanë dy vendet por edhe me aksesin e thjeshtë përmes disa formave të transportit.

    Italianët po preferojnë vendin tonë gjithmonë e më shumë për turizmin e fundjavave teksa tradicionalisht edhe turizmi shëndetësor dhe marrëdhëniet e biznesit kanë qenë prezentë. Ata janë grupi i dytë më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri, me 12.3% të totalit.

    Kosova që në peshë mban vendin e parë, me 34% të totalit, shënoi deri në fund të prillit një total prej rreth 834 mijë hyrje me një rënie prej 6.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Kur u duk se Kosova po “rikthehej” në normalitetin e saj pas 2024-ës kur hyrjet e shqiptarëve të Kosovës pësuan luhatje për shkak të liberalizimit të vizave duket se pranvera ka përsëritur të njëjtën luajtje.

    Konkretisht marsi dhe prilli i këtij viti kanë shënuar rënie në raport me marsin dhe prillin e një viti më parë. Kosova është një treg që falë liberalizimit të vizave tashmë po eksploron si destinacione fundjave vende të tjera të Bashkimit Europian ndërkohë që edhe gjatë verës vitin e shkuar kishte një interes në rritje për vende si Greqia.

    Në katër muajt e parë të këtij viti një pjesë e mirë e vizitorëve janë në rritje nga vende të ndryshme, kryesisht Europa një tendencë që është lakuar edhe nga turoperatorët.

    Konkretisht hyrjet nga Gjermania ishin me një rritje 41.2 për qind, nga Franca 39.9 për qind, Zvicra me 20 për qind, Austria me 48 për qind. Po kështu në rritje ishin edhe hyrjet nga vende si Kina apo India edhe pse numrat e tyre janë modeste.

    Në total deri në fund të prillit në vendin tonë hynë 2.44 milionë të huaj me një rritje 5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Turoperatorët presin që edhe viti 2025 të ketë një ecuri pozitive të sektorit duke e bazuar këtë në sinjalet e dhëna nga kontratat me garanci të cilat janë në rritje, kërkesat nga tregjet e reja si dhe promovimi ndërkombëtar që vijon në mediat e huaja.

    Në linja të përgjithshme turoperatotët presin që ky vit të ketë një rritje që luhatet mes 10-15 për qind. Grupet e organizuara me interes për Shqipërinë vijojnë të mbeten polakët, çekët, hungarezët, sllovakët, spanjollët teksa ata që po vijnë masivisht në formë individuale janë italianët por edhe vizitorë nga Europa Perëndimore./MONITOR

    “2 mln të interesuar”/ Trajneri i Serbisë për tifozerinë shqiptare: Po t’i zinte stadiumi…  

    italianet turizmi ne shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    April 25, 2026

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    April 25, 2026

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.