TIRANË– Ben Blushi ka dhënë një intervistë për Arbana Osmanin në “Mirëmbrëma Yje” ku ka folur edhe për librin e tij të fundit që ka botuar.
Ai ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet për deklaratat që ka bërë gjatë emisionit. Shkrimtari preku edhe çështje fetare dhe sociale, duke dhënë opinione që u konsideruan nga shumë si provokuese. Teksa u ndal tek raporti i tij me fenë dhe mënyrën se si ai percepton sjelljen e disa besimtarëve, Blushi u shpreh:
“Nuk e kuptoj pse njerëzit që falen gjithë ditën, dhe më akuzojnë mua që jam ateist, flasin në emër të Zotit, në emër të profetit dhe nga goja e tyre çfarë nuk del. Sipas meje, mysliman është një njeri që pranon normat e një shoqërie civile. Një person që është katolik, ateist, nuk të dhunon që të besosh si ai, nuk dhunon gruan e tij, gocat e veta që të mbulohen. Islamikët nuk mbajnë fotografi familjare, është normë, këta janë islamikët. Kur janë te sheshi, kthejnë kurrizin Skënderbeut, sepse e quajnë armik të islamit.”/Radar.al


