POGRADEC– Një sherr fizik që ka shkaktuar edhe plagosjen e një personi ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Bazuar në burimet e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tre personave ku i plagosur mbeti I.B., 52 vjeç, i cili mori lëndime në trup.
Raportohet se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet arrestuan 34-vjeçarin me iniciale E.Ç. Gjatë kontrollit fizik të autorit të dyshuar, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë si dhe një send të mprehtë (gërshërë), të cilat u morën në cilësinë e provës materiale./Radar.al


