Dy turistë gjermanë u shpëtuan nga Policia Kufitare e Vlorës pasi veliera e tyre mbeti e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.
Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë mori njoftim për ngjarjen dhe menjëherë ndërhyri për të ndihmuar. Veliera me flamur gjerman ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, por për shkak të kushteve të terrenit u bllokua në këtë zonë.
Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po asistohen nga Kapiteneria e Portit të Vlorës për veprime të mëtejshme.


