Lajmi që një pjesë e madhe e mediave serioze në vend publikuan këtë të shtunë për aksidentin e Meriton Mjekiqit, mesa duket nuk është i vërtetë.
Kështu ka thënë gazetari Milaim Zeka. Ky i fundit ka marrë përsipër të përgënjeshtrojë lajmin, pasi siç thotë, ka qenë në një makinë me moderatorin dhe ish banorin e BBV.
Por ende nuk ka një reagim nga Meriton Mjekiqi, i cili pas lajmit për aksidentin, të vetmen gjë që ka bërë është të kthejë profilin e Instagramit në privat. Duke mos zgjedhur ta pergenjeshtroje lajmin me ze e me figuren e tij, shkruan Radar.al.
Zeka u bën thirrje mediave të tregohen të kujdesshme në raportimin e lajmeve të tilla, që shpesh rezultojnë të pavërteta.


