Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    WhatsApp prezanton komunikimin me emra përdoruesi, pa ndarë numrin e telefonit

    Magjistari ganez bën parashikimin e bujshëm: Kepi i Gjelbër do të eliminojë Argjentinën, Portugalia do të fitojë Botërorin

    Yamal beson te Spanja: Do ta fitojmë Kupën e Botës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Isha 16 vjeç kur mora lajmin se…”/ Rrëfehet Yamal: Gjithçka në jetën time ka ndryshuar

    September 13, 2025
    "Isha 16 vjeç kur mora lajmin se..."/ Rrëfehet Yamal: Gjithçka në jetën time ka ndryshuar

    Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, ka treguar anën e tij personale në një intervistë për podkastin ‘Resonancia de Corazón’. Sulmuesi 17-vjeçar foli hapur për ndryshimet që ka sjellë fama, marrëdhënien me familjen, si dhe momentet e vështira në jetën e tij.

    “Jeta ime ka ndryshuar në të gjitha aspektet. Më parë, mund të bëja çfarë të doja, dilja me miqtë, por tani nuk është më e mundur. Në turneun e kësaj vere në Kore, Japoni dhe Kinë ishte e pamundur të dilja diku, por jam i lumtur,” tha Yamal.

    Ai ndaloi edhe te figura e nënës së tij, Sheila Ebana, të cilën e cilësoi si mbështetjen kryesore të jetës: “Nëna ime është mbretëresha ime, ajo meriton gjithçka. I bleva një shtëpi dhe kjo është mënyra ime për t’i treguar se sa shumë e dua. Ajo gjithmonë kujdesej për mua edhe kur punonte shumë.”

    Yamal tregoi gjithashtu për dashurinë e tij ndaj lojërave elektronike: “Më kujtohet kur ajo më bleu një PlayStation 4, ishte gjithçka për mua. Tani luaj shumë PS5. Mund të kisha vilën më të madhe në botë dhe do të qëndroja gjithmonë në dhomën e PlayStation.”

    Në intervistë, talenti i Barçës preku edhe një moment dramatik të jetës, kur babai i tij u plagos me thikë: “Isha vetëm 16 vjeç kur mora lajmin. Ishte e vështirë, por të nesërmen u ktheva në stërvitje. Pastaj më telefonoi dhe më tha se ishte mirë.”

    Në fund, Yamal iu përgjigj edhe polemikave për festën e ditëlindjes së tij të 18-të: “Nuk jam i zemëruar. Ata u përpoqën të shkatërronin gjithçka në shumë mënyra, por unë jam i qetë.”

    flet hapur për ndryshimet që ka sjellë fama Lamine Yamal marrëdhënien me familjen momentet e vështira në jetën e tij ylli i ri i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    WhatsApp prezanton komunikimin me emra përdoruesi, pa ndarë numrin e telefonit

    June 30, 2026

    Magjistari ganez bën parashikimin e bujshëm: Kepi i Gjelbër do të eliminojë Argjentinën, Portugalia do të fitojë Botërorin

    June 30, 2026

    Yamal beson te Spanja: Do ta fitojmë Kupën e Botës

    June 30, 2026

    Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore, së shpejti nis mbyllja e kapitujve

    June 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.