BRAZIL– Ish-presidenti i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro ka përfunduar pas hekurave. Bazuar në atë që kanë raportuar mediat e huaja mësohet se politikani është marrë nga vila e tij në paraburgim në një bazë policore federale rreth 7 milje larg pallatit presidencial.
Në një deklaratë të shkurtër, policia federale konfirmoi se oficerët kishin ekzekutuar një urdhër arresti parandalues me kërkesë të gjykatës supreme. Raportet e mediave braziliane thanë se politikani ishte dërguar në një bazë policore federale, shtatë milje larg pallatit presidencial që Bolsonaro e pushtoi nga viti 2019 deri në vitin 2022, kur humbi zgjedhjet dhe u përpoq të niste një grusht shteti ushtarak.
Nuk ishte menjëherë e qartë pse gjykata kishte urdhëruar arrestimin parandalues të ish-presidentit 70-vjeçar, megjithëse raportet lokale thanë se kjo ishte bërë për të “ruajtur rendin publik”. Një nga avokatët e ish-presidentit, Celso Vilardi, konfirmoi për AFP të shtunën: “Ai është burgosur, por nuk e di pse.”/TheGuardian


