Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kupa shkoi për mbretëreshën time”, Babai Selin për “Shqipëria Live”: Largësia më bëri të ndihem në faj

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ish-ministri rrëfen përballjen me mafien në 1998, historia tronditëse që i ndryshoi jetën në Sicili

    June 5, 2025

    Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka ndarë një episod të paharrueshëm nga karriera e tij, një rrëfim personal që rikthehet në nëntorin e vitit 1998, kur si pjesë e një grupi magjistratësh shqiptarë vizitoi Sicilinë për të mësuar nga përvoja e prokurorisë italiane antimafia. Udhëtimi i tij përkoi me kohën kur Giovanni Brusca – njeriu që vrau gjyqtarin legjendar Giovanni Falcone – sapo kishte nisur bashkëpunimin me drejtësinë italiane.

    Në një moment dramatik gjatë vizitës, Halimi tregon se eskorta që shoqëronte prokurorin e njohur antimafia, Giovanni Tinebra, u qëllua me armë automatike pranë Caltanissetta-s – një sinjal i qartë nga mafia që edhe pas arrestimeve të mëdha, vijonte të sfidonte drejtësinë.

    Por momenti më përcaktues për të ishte një darkë e heshtur, në një fermë të sigurt pranë Palermos, ku Tinebra ndau histori të dhimbshme dhe të vërteta të forta për lidhjet mes krimit dhe politikës, përfshirë edhe Shqipërinë. “Që nga ajo natë diçka ndryshoi brenda meje,” – shkruan Halimi, duke theksuar se kjo përvojë ndikoi thellësisht në rrugëtimin e tij profesional dhe bindjet për drejtësinë.

    Vite më vonë, Halimi tentoi ta nderonte Tinebrën me një dekoratë presidenciale, por ky i fundit e refuzoi me modesti. Një bisedë e fundit telefonike mbeti premtimi i parealizuar për një takim që nuk ndodhi kurrë – para se Tinebra të ndërronte jetë nga një sëmundje e rëndë.

    Halimi e përmbyll rrëfimin me nderim për njeriun që vuri në pranga një nga kriminelët më famëkeq të mafies dhe që, përmes guximit të tij, ndihmoi që Sicilia të merrte frymë ndryshe. “Ai mbetet një nga figurat më frymëzuese që kam njohur – jo vetëm si profesionist, por si njeri,” – shkruan Halimi.

    POSTIMI I PLOTË
    Një udhëtim që më ndryshoi përgjithmonë – kujtime nga Sicilia e vitit 1998

    Teksa lexova lajmin për lirimin e G. Brusca më erdhi në mëndje kjo histori që doja ta ndaja me ju.

    Ishte nëntori i vitit 1998, kur bashkë me një grup magjistratësh të brezit të parë të Shkolla e Magjistratures u nisëm drejt Sicilisë për të mësuar nga përvoja unike e prokurorisë antimafia, dhe ndërtuar më pas në Shqipëri Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda (e ngjashme me atë italiane) në një kohë të veçantë pak vite pas arrestimit dhe fillimit të pendesës së famshme të Giovanni Brusca – krahu i djathtë i Toto Riinës, njeriu që kishte shtypur butonin e bombës që vrau prokurorin legjendar Giovanni Falcone.

    Operacionin për arrestimin e Brusca e kishte udhëhequr prokurori i jashtëzakonshëm kombëtar Antimafia Giovanni Tinebra – mik dhe shok zyre i Falcone-s, dhe më vonë pasuesi i tij.

    Një mëngjes, teksa udhëtonim me të nga Sirakuza për në Palermo, për të ndjekur në Gjykatën e Asizit dëshmitë rrëqethëse të Brusca-s, në zonën e Caltanissetta-s u qëllua me kallashnikov mbi eskortën që shoqëronte. Për fat nuk pati pasoja, por ishte një sinjal i qartë i mafias për të!

    Mbrëmjen e asaj dite, në një darkë të vogël, pothuajse private në një fermë të sigurt pranë Palermos, në një atmosferë të mbushur me tension në telefon mes tij dhe policisë së Caltanisetës që pretendonte për “gabim shenjestre”‘në episodin e mëngjesit, Tinebra foli gjatë. Nuk ishte më prokurori i hekurt, por një njeri që kishte zgjedhur të qëndrojë në vijën e parë të përballjes. Tregoi për veten, për Italinë, për Shqipërinë, për rrjetet kriminale, për drejtësinë lidhjet e tyre me politikën në Shqipëri dhe drejtues të lartë të organeve ligjzbatuese të kohës. Që nga ajo natë, diçka ndryshoi brenda meje. Nga ekipi ynë ishin shumë ata që u bënë gjyqtarë të nderuar dhe luftuan dhe luftojnë edhe sot pa kompromis krimin e organizuar. Dhe nëse disa kolegë më pyesin sot se pse vijoj të flas për grupet kriminale, për kontratën e politikës me krimin, operacionin “Vanilla”, SkyECC, etj burimi është shpesh ajo natë dhe G. Tinebra.

    Vite më vonë, kur u bëra ministër drejtësie dhe ai në pension dhe profesor në Sirakuzë, e ftova për ta dekoruar nga Presidenti – së bashku me Prof. Cherif Bassiouni, babain e Gjykatës së Hagës. Ishte një mënyrë për të nderuar figurën e tij. Por Tinebra refuzoi, me modesti, duke zhvilluar me mua një bisedë të gjatë në telefon. I premtova se do shkoja ta takoja por nuk arrita. Pak vite më vonë u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

    Ai ishte njeriu që vuri në pranga G. Brusca dhe, përmes bashkëpunimit të tij, ndihmoi të shkatërroheshin strukturat më të përgjakshme të mafies siciliane.

    Falë vizionit, guximit dhe përkushtimit të tij, Sicilia nisi të merrte frymë ndryshe. Për mua, ai mbetet një nga figurat më frymëzuese që kam njohur – jo vetëm si profesionist, por si njeri.

    #GiovaniTinebra
    #antimafia
    #italia

    Eduard Halimi Ish ministri i Drejtësisë mafia siçili
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kupa shkoi për mbretëreshën time”, Babai Selin për “Shqipëria Live”: Largësia më bëri të ndihem në faj

    April 20, 2026

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    April 20, 2026

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    April 20, 2026

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.