Vanessa Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump Jr., ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në gji, duke e bërë publike lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo bëri të ditur se i është nënshtruar një procedure mjekësore dhe kërkoi privatësi ndërsa fokusohet te trajtimi dhe rikuperimi. Vanessa Trump është nënë e pesë fëmijëve me Donald Trump Jr., me të cilin u divorcua në vitin 2018.
Në postimin e saj, ajo u shpreh se është e rrethuar nga mbështetja e familjes dhe fëmijëve, duke falënderuar publikun për mesazhet e shumta të solidaritetit.
Mes reagimeve mbështetëse ishte edhe ai i Ivanka Trump, e cila i shkroi: “Duke u lutur për forcën tënde të vazhdueshme dhe një shërim të shpejtë. Të dua”.
Vanessa Trump, ish-modele, ishte njohur me Donald Trump Jr. në fillim të viteve 2000 dhe çifti u martua në vitin 2005 në Mar-a-Lago në Florida.
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i gjirit mbetet një nga format më të zakonshme të kancerit tek gratë në SHBA, por trajtimet moderne kanë rritur ndjeshëm shanset e diagnostikimit të hershëm dhe të shërimit.


