Historia e ish-banores së “BBVK” Anisa Veselit dhe klinikës që i premtoi asaj operacionin, po bën xhiron e rrjetit.
Kujtojmë se Anisa gjatë pjesëmarrjes së saj në “BBVK” na zbuloi se vuan nga skolioza dhe për rrjedhojë banores iu premtua se një klinikë ka marrë përsipër të gjitha për shërimin e saj.
Por në fakt e gjitha doli të jetë një mashtrim, pasi klinika jo vetëm nuk I ka bërë ndërhyrjen por as nuk I ka dhënë përgjigje kërkesave të saja.
Ish-banorja e ‘BBVK’, ka zbuluar si është mashtruar nga drejtuesja Albulena Krasniqi, e madje ka treguar se ka filluar procedurat ligjore dhe se rastin nuk do ta lë me kaq.
Mesazhi i saj:
Pas premtimeve të rreme dhe mashtrimit të publikuar në emisionin Big Brother VIP Kosova nga Klan Kosova, ku është ofruar një trajtim mjekësor i plotë për mua, por që ka rezultuar të jetë një mashtrim i pastër, kam vendosur të marr hapa të rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.
Për këtë qëllim, kam angazhuar Shoqërinë e njohur të avokatëve, për të më përfaqësuar në këtë proces të rëndësishëm. Ata do të punojnë për të siguruar që të drejtat e mia të respektohen dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për mashtrimin që më është bërë. Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar se askush nuk mund të luajë me shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të pambrojtur!
Drejtësia do të triumfojë.


