Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse shënjestrimi i “ekonomisë në hije” e godet Iranin aty ku i dhemb më së shumti

    Pas ndarjes nga Chiara, Fedez do të bëhet baba për herë të tretë me partneren e tij të re

    Buxheti mblodhi 205 mld lekë për janar-mars, rritje 13.3%

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Isa Myzyraj: Rasti Qyno ka nevojë për një ligj të ri!

    April 23, 2025

    Vendimi unanim i Gjykatës Kushtetuese ishte i jashtëzakonshëm, i drejtë dhe një precedent i mirë për të ardhmen e lirisë së shprehjes në vend.

    Ky është një vendim historik që rikonfirmon një parim themelor të gazetarisë së lirë dhe demokratike: mbrojtja e burimeve të informacionit është një e drejtë kushtetuese dhe jo një privilegj. Gjykata vendosi qartë se ndërhyrja e shtetit në këtë rast ka qenë e paarsyetuar dhe joproporcionale, duke theksuar se autoritetet nuk kishin demonstruar se sekuestrimi i të dhënave ishte masa e fundit dhe e vetme për të realizuar qëllimin hetimor. Ky qëndrim është në përputhje të plotë me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), veçanërisht në rastet që prekin të drejtën e gazetarëve për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve.

    Rasti i Elton Qynos tregon nevojën urgjente për një ligj që garanton mbrojtjen e burimeve gazetareske në Shqipëri. Ky ligj duhet të ofrojë standarde të qarta dhe të detyrueshme për çdo ndërhyrje në këtë fushë, duke i dhënë gazetarëve një mburojë ligjore të pakundërshtueshme dhe duke i ndaluar organet e drejtësisë nga praktika të dëmshme dhe arbitrare që rrezikojnë lirinë e shtypit.

    Në këtë kuadër, marrim si shembull pozitiv legjislacionin në fuqi në Kosovë, LIGJI NR. 04/L-137 PËR MBROJTJEN E BURIMEVE TË GAZETARISË njohin shprehimisht të drejtën e gazetarit për të mos zbuluar burimet, përveçse në rrethana të jashtëzakonshme dhe me vendim të arsyetuar të gjykatës. Shqipëria duhet të ndjekë këtë model për të përforcuar lirinë e medias dhe për të krijuar një klimë të sigurt për gazetarinë investigative.

    Ky vendim duhet të shërbejë si një sinjal i qartë për të gjitha institucionet shtetërore dhe gjyqësore që liria e medias nuk mund të cenohet për interesa afatshkurtra hetimore. E drejta e gazetarëve për të ruajtur burimet është pjesë përbërëse e të drejtës së publikut për t’u informuar dhe duhet mbrojtur me çdo kusht.

    Elton Qyno Gjykata Kushtetuese Isa Myzyraj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse shënjestrimi i “ekonomisë në hije” e godet Iranin aty ku i dhemb më së shumti

    April 21, 2026

    Pas ndarjes nga Chiara, Fedez do të bëhet baba për herë të tretë me partneren e tij të re

    April 21, 2026

    Buxheti mblodhi 205 mld lekë për janar-mars, rritje 13.3%

    April 21, 2026

    Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën?

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.