Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan frenim në tremujorin e parë të vitit

    June 13, 2025
    Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan frenim në tremujorin e parë të vitit

    TIRANË– Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një frenim në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit zbriti në 67 milionë euro, 7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Pavarësisht rënies krahasuar me shifrën e vitit të kaluar, që kishte shënuar njëkohësisht një rekord historik për investimet shqiptare jashtë vendit për këtë periudhë të vitit, tremujori i parë i këtij viti shënon gjithsesi vlerën e dytë më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

    Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin afërsisht 75% të fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit.

    Pjesa tjetër konsiston kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive të zotëruara jashtë vendit.

    Në vitet e fundit, investimet e huaja direkte në Shqipëri këtë vit po shënojnë vlera rekord, por, nga ana tjetër, një tendencë të ngjashme në rritje po shfaqin edhe investimet shqiptare jashtë vendit.

    Sidoqoftë, bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 3-mujorin I 2025 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 295 milionë eurosh, në rritje me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit.

    Megjithatë, në vitet e fundit, disa prej grupeve më të mëdha të biznesit në Shqipëri po kryejnë investime të konsiderueshme në tregje të huaja. Nëse deri para pak vitesh investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje, tashmë ka grupe shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe SHBA.

    Grupi Balfin prej vitesh po investon në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Austri. Sipas të dhënave të vetë grupit, deri në maj të këtij viti portofoli i investimeve në Austri llogaritej në rreth 100 milionë euro, ndërsa synon të rrisë më tej portofolin e investimeve në tregun austriak deri në 200 milionë euro, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme. Prej vitit 2022 grupi Balfin ka nisur aktivitet edhe në Zvicër, ndërsa është e pranishme tashmë edhe në tregun amerikan, me fokus kryesor gjithmonë zhvillimin ose blerjen e pasurive të paluajtshme në SHBA dhe Kanada, në modelin që ka ndjekur edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Edhe grupi Kastrati ka shtrirë investimet në tregun amerikan, me blerjen e DUA Hotel Miami.

    Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk detajohen për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Për këtë arsye, ende nuk ekziston një “hartë” e mirëfilltë e investimeve shqiptare jashtë, apo në cilat prej vendeve apo sektorëve po përqendrohet rritja në vitet e fundit.

    Megjithatë, është fakt se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh janë të vendosura edhe në tregjet fqinje, kryesisht në Kosovë, Maqedoninë e Veriut./MONITOR

    “Lamtumirë e dashur”/ Kiara Tito humb njeriun e shtrenjtë: Do më mungojë zëri yt

    banka e shqiperise Investimet shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.