Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Intervista e Harris për Fox News, shkëmbime të nxehta mbi emigracionin e çështje të tjera

    October 17, 2024
    Intervista e Harris për Fox News, shkëmbime të nxehta mbi emigracionin e çështje të tjera
    Kamala Harris në Washington DC.

    SHBA– Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News’ të mërkurën, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris u pyet mbi përpjekjet e administratës Biden për të trajtuar rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor të vendit. Ajo fajësoi republikanët për dështimin në miratimin e një projektligji për kufirin.

    Në një intervistë me shkembime të nxehta me gazetarin e Fox News-it, Bret Baier, zonja Harris u pyet se çfarë mendonte mbi vendimin e hershëm të administratës (Biden) për të ndryshuar disa nga politikat kufizuese të rivalit republikan Donald Trump mbi emigracionin, si dhe t’i përgjigjej një nëne që foli në Kongres mbi humbjen e fëmijës së saj në duart e një emigranti të paligjshëm.

    “Më vjen shumë keq për humbjen që ajo ka pësuar, por le të flasim për atë që po ndodh tani”, tha zonja Harris.

    Kamala Harris tha se Donald Trump u kërkoi republikanëve të refuzonin një projektligj dypartiak mbi imigracionit sepse sikurse tha ajo “atij i pëlqejnë problemet në vend që t’i zgjidhë ato”.

    Intervista ishte pjesë e një apeli të drejtpërdrejtë nga ana e zonjës Harris drejtuar votuesve republikanë teksa theksoi mbështetjen e republikanëve për fushatën e saj në një shtet fushëbeteje si Pensilvania përpara se të dilte për intervistën në Fox News, një rrjet me prirje konservatore.

    Gjatë intervistës zonja Harris u pyet në lidhje me komentin e saj të bërë së fundmi se nuk do të ndryshonte “asgjë” në lidhje me ato çfarë ka bërë administrata Biden. Për ‘Fox News’ ajo tha se:

    “Më lejoni të jem shumë e qartë, presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Bidenit”, por pa dhënë më shumë detaje.

    Më herët, në qarkun Bucks, në periferi të Filadelfias, zonja Harris foli mbi ato që i quajti përpjekje të zoti Trump për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje katër vjet më parë.

    Zonja Harris tha se veprimet e zotit Trump shkelën Kushtetutën dhe siç tha ajo, nëse atij do t’i jepej mundësia, do ta shkelte atë përsëri.

    “Ai refuzoi të pranonte vullnetin e popullit dhe rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai dërgoi një turmë të armatosur në Kapitol dhe ata sulmuan me dhunë oficerët e policisë, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan jetën e nënpresidentit (të kabinetit) të tij”, tha zonja Harris.

    Mbi 100 republikanë iu bashkuan zonjës Harris në qarkun Bucks, mes tyre Adam Kinzinger, një ish-ligjvënës dhe anëtar i komisionit që hetoi sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump.

    “Pavarësisht se për kë keni votuar herën e fundit, ka një vend për ju në këtë fushatë”, tha zonja Harris.

    Nënpresidentja udhëheq me 46% për qind krahasuar me 43 që është mbështetja për kandidatin republikan Donal Trump sipas një sondazhi të fundit të agjencisë ‘Reuters’.

    Zonja Harris ka tentuar më parë të afrojë votuesit e zhgënjyer me zotin Trump. Në fillim të këtij muaji, ish-ligjvënësja republikane Liz Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney, u bëri thirrje amerikanëve të vendosin vendin mbi partinë e të votojnë për zonjën Harris, duke thënë se zoti Trump nuk ishte i përshtatshëm për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara.

    Zonja Harris përsëriti të mërkurën zotimin e saj për të emëruar një republikan në kabinetin e saj, nëse zgjidhet./VOA

    Gara presidenciale Trump-Harris Kamala Harris zgjedhjet ne shba
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.