ITALI– Interi ka “shkelmuar” krizën në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Romën me shifrat 5 me 2, në një duel spektakolar të dominuar nga zikaltrit.
Martinez hapi serinë e golave në minutën e parë, teksa Mançini gjeti baraspeshën në minutën e 40-të. Kur u mendua që fragmenti i parë do të mbyllej në barazim, ishte Çalhanoglu, që me një silurë nga afro 30 metra, shtangu portierin serb Svilar.
Në pjesën e dytë Interi shënoi edhe 3 gola të tjerë me Martinez, Turam dhe Barelën, ndërkohë që Pelegrini në minutën e 70-të, “vulosi” shifrat 5 me 2.
Kjo ishte fitorja e 23-të në 31 javë për Interin, që e shikon veten në vendin e parë me 72 pikë, 9 më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak. Në duelin e radhës Interi do të përballet me Komon në transfertë.
FT INTER – ROMA 5-2
Lautaro Martinez 1′, 52′ Çalhanoglu 45+2′, Turam 55;, Barela 63’/ Mançini 40′, Pelegrini 70′
GOLI I PELEGRINIT: VIDEO
GOLI I BARELËS: VIDEO
GOLI I TURAM: VIDEO
GOLI I DYTË I LAUTAROS: VIDEO
GOLI I ÇALHANOGLU: VIDEO
GOLI I MANÇINIT: VIDEO
GOLI I LAUTAROS: VIDEO


