Site icon Informohu siç duhet

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Adamova: Ky vend demokratik do të ketë mbështetjen e Çekisë

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Adamova: Ky vend demokratik do të ketë mbështetjen e Çekisë

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Marketa Pekarova Adamova e ftuar nderi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, mbajti një fjalim para deputetëve të Shqipërisë.

Përgjatë fjalës së saj, ku përmendi dhe integrimin e Shqipërisë në BE, Adamova tha se Çekia është gjithmonë në mbështetje të vendit tonë.

Pjesë nga fjala e Adamovas në Kuvend

Me kënaqësi të madhe mund ti drejtohem seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e vizitës sime zyrtare. Një vizitë në vendin tuaj të bukur ka qenë qëllim që nga dita lur mora detyrën e Kryetares së Dhomës së Deputetëve në Republikës Ceke.

Shqipëria nuk është vetëm një vend mik e aleat, por një demokraci e gjallë, një ekonomi në rritje të shpejtë dhe një ofrues i rëndësishëm sigurie për Ballkanin Perëndimor.

Ne e njohim rëndësinë e mbajtjes së dialogut të rregullt, kjo është arsyeja pse vizitova Shqipërinë. Së bashku me Spiralin, vlerësuam marrëdhënie ceko-shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në bashkëpunimin tonë ekonomik. Lajmi i mirë është se sa i përket tregtisë kemi shumë për të qenë krenar.

Gjithashtu shkëmbimi ynë turistik po lulëzon. Mbi 100 mijë qytetarë cek vizitojnë Shqipërinë çdo ditë, ndërsa vendi juaj po vazhdon të lulëzojë në sektorin e turizmit. Megjithatë, keni ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht në fushën e investimeve të ndërsjella. Shpresoj të shoh më shumë mundësi për investitorët cekë në Shqipëri.  Sukseset e tyre në turizmin e shtetit dhe  bashkive shqiptare mund të tërheqin interes të mëtejshëm.

Bashkëpunimi ekonomik nuk mund të ndahet nga integrimi në BE. Një mjedis i qëndrueshëm ekonomik dhe politik, sundimi i ligjit dhe një sistem drejtësie që funksionon mirë janë të favorshme si për tregtinë dhe ashtu për investimet.

Republika Çeke është një mbështetëse e vazhdueshme e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Mbështetja jonë nuk është e pakushtëzuar. Në besojmë fuqimisht se qasja jonë ndaj anëtarësimit duhet të drejtohet nga gatishmëria dhe nuk ka rrugë të shkurtra në dispozicion.

Sigurimi i përshtatshmërisë së mjaftueshme për anëtarësim nuk është vetëm në interesin më të mirë të vende që janë në BE, por dhe të Shqipërisë. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për vendosjen e një afati kohor ambicioz për veten dhe ne kemi besim, për anëtarësim deri në vitin 2030. Kjo vendosmëri duhet të tregohet nga të gjitha segmentet e peizazhi politik shqiptar, veçanërisht nga pala qeverisëse dhe opozita parlamentare.

Respekti për pavarësinë politike, prokurorinë dhe gjyqësori dhe puna e tyre e paanshme, janë gjithashtu pjesë e gatishmërisë.

Exit mobile version