Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Integrimi drejt BE-së/ Lajm i mirë, Shqipëria çel grupkapitullin e fundit të negociatave

    November 16, 2025

    Shqipëria shënon një moment historik në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ditën e hënë, më 17 nëntor, në Bruksel do të mbahet Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave – një arritje rekord, pasi të gjithë kapitujt janë hapur brenda vetëm 12 muajsh.

    Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren për Administratën Publike dhe Antikorrupsion Adea Pirdeni dhe delegacionin shqiptar, do të marrin pjesë në këtë ngjarje historike. Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos dhe Ministrja e Jashtme e Danimarkës Marie Bjerre do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

    Grupkapitulli V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” përfshin pesë kapituj kyç që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit:

    Bujqësia dhe Zhvillimi Rural (kapitulli 11)
    Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare (kapitulli 12)
    Peshkimi (kapitulli 13)
    Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore (kapitulli 22)
    Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33)

    Ky kapitull synon modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese, dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore sipas standardeve të BE-së. Sektori i peshkimit dhe akuakulturës do të përfitojë nga programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm.

    Në komponentin e kohezionit, Shqipëria do të përmirësojë menaxhimin e fondeve të BE-së dhe pjesëmarrjen në politikat e zhvillimit rajonal. Ndërsa kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore synon harmonizimin me praktikat evropiane për transparencë dhe administrim efektiv të fondeve publike.

    Hapja e këtij grupkapitulli përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me BE-në, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët ekonomik, ushqimor dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.

    integrimi lajm i mire negociata Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.