Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “900 thirrje në ditë”, The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

    Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie! U japim pronarëve mundësi të investojnë

    Magjia spanjolle, fitorja që shpëtoi futbollin. “La Roja” nuk ra në kurthin e Argjentinës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Instinkti më tha se rrezikonte”/ Rrëfimi tronditës i nënës së 13-vjeçares shqiptare të vrarë në Itali: Nuk ekziston dënim i mjaftueshëm për atë që më mori vajzën

    November 4, 2025

    Një vit pas vrasjes që tronditi Italinë, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, Morena Corbellini, ka folur për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së të Miturve në Bolonja, e cila dënoi autorin e krimit me 17 vite burg.

    Në një intervistë për Top Channel, Corbellini rrëfeu se ndonëse dënimi ishte maksimal sipas ligjit, ai nuk mund ta shlyejë humbjen e vajzës së saj.

    “Ligjërisht, ndoshta është maksimumi që mund të jepej, por për mua si nënë nuk është i drejtë. Ai është gjallë, mund të qeshë dhe të mendojë për të ardhmen, ndërsa vajza ime nuk jeton më,” – tha ajo me dhimbje.

    Corbellini sqaroi gjithashtu se Aurora nuk kishte asnjë lidhje dashurie me autorin, por vetëm një miqësi, e cila ishte keqinterpretuar nga mediat:

    “Aurora ishte vetëm 13 vjeç. Ishte një vajzë e ëmbël, e turpshme, e mbyllur në vetvete. Gazetarët e quajtën ‘të dashurin’ e saj, por nuk ishte ashtu.”

    Nëna e vajzës tha se instinkti i saj prindëror e kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej vajzës:

    “Ia ndalova ta takonte. Nuk e di pse, por diçka më thoshte se ai nuk ishte personi i duhur. Po të ishte gjallë, do t’i thoja se kisha të drejtë.”

    E shkatërruar nga humbja, ajo ka vendosur të krijojë një shoqatë në kujtim të vajzës, për të ndihmuar prindërit dhe të rinjtë që përballen me situata të ngjashme. Shoqata do të quhet “Drita e Aurorës” (La Luce di Aurora).

    “Jeta pa një fëmijë nuk është më jetë,” – përfundon ajo, me shpresën që asnjë nënë të mos përjetojë atë që po përjeton ajo.

    13-vjeçarja itali shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “900 thirrje në ditë”, The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

    July 21, 2026

    Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie! U japim pronarëve mundësi të investojnë

    July 21, 2026

    Magjia spanjolle, fitorja që shpëtoi futbollin. “La Roja” nuk ra në kurthin e Argjentinës

    July 21, 2026

    GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullim të procesit, sot seanca e radhës për Veliajn

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.