Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    INSTAT: Kr*met në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n 

    Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin

    Epoka e inteligjencës artificiale/ Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    INSTAT: Transporti nga ajri dhe nga deti

    January 29, 2025
    INSTAT: Transporti nga ajri dhe nga deti ka shënuar rritje gjatë tremujtorit të fundit të 2024-ës

    TIRANË- Transporti ajror ka vijuar rritjen e shpejtë edhe gjatë tremujorit të fundit të 2024-s. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e katërt 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.385.329 pasagjerë nga 1.890.085 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 26,2%.

    Edhe transporti detar i pasagjerëve është përmirësuar lehtë pas rënies në tremujorin e tretë. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 211.371 persona në tremujorin e katërt, me rritje prej 7% me bazë vjetore.

    Në transportin ajror gjatë tremujorit të katërt 2024 kanë operuar 18 shoqëri ajrore, nga këto 17 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 82.642 avionë, nga të cilët 81,8% të tyre e zë numri i mbikalimeve.

    Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 625,1 ton, nga të cilat 79,8% janë mallra të hyrë dhe 20,2% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 21,3%.

    Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 12,4% të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me rritje 13,6%.

    Në tremujorin e katërt 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.385.329 pasagjerë nga 1.890.085 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 26,2%.

    Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e katërt 2024 është 501 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 22,9%.

    Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e katërt 2024 zë 0,03% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

    Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrës it është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të katër 2024, janë transportuar 94,3% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.895 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 15,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara nërmjet rrugëve detare sipas klasifikimit, NST 2007 (Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e katër 2024 paraqiten si më poshtë:

    * Grupi “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 20,5% të mallrave të transportuara nga portet;

    * Grupi i mallrave “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 17,0% të mallrave të transportuara

    Grupi “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 12,6% të mallrave të transportuara;

    * Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 5,8% të mallrave të transportuar.

    Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 266 anije, nga këto 235 anije janë të huaja dhe 31 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 28,5%, ku numri anijeve të huaja është rritur me 39,9%, krahasuar me tremujorin e katër 2023.

    Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e katër 2024 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

    Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 211.371 persona. Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 61,7% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 29,1% dhe më pas porti i Vlorës me 9,2%, duke u rritur me 7%./MONITOR

    deti instat Transporti nga ajri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    INSTAT: Kr*met në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n 

    April 28, 2026

    Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin

    April 28, 2026

    Epoka e inteligjencës artificiale/ Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare

    April 28, 2026

    Aksident i rëndë në Indonezi/ Përplasen dy trena, humbin jetën 14 persona

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.