Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çifti u dh*nua për luleshtrydhet në mal?/ Bardha Nika: Autori i nxori automatikun tim biri

    Do dërgoheshin në Itali/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

    Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    INSTAT: Pagat në sektorin financiar u rritën përsëri në vitin 2025

    March 23, 2026

    Paga mesatare në sektorin financiar u rrit me 6.1% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare bruto në grupin aktivitete financiare dhe të sigurimit në tremujorin IV 2025 arriti në 173,283 lekë në muaj, shumë afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave, që ishte shënuar në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Tendencat më afatgjata dëshmojnë një rritje me ritme të shpejta të pagës mesatare në sektorin financiar, në linjë me rritjen e pagave në të gjithë ekonominë. Që nga fundi i vitit 2020, paga mesatare mujore bruto në këtë sektor është rritur me 50%.

    Sektori financiar vazhdon të ketë me një diferencë të konsiderueshme pagën mesatare më të lartë në ekonomi. Paga në sektorin financiar është afërsisht dy herë më e lartë se paga mesatare në ekonominë shqiptare dhe 32% më e lartë se sektori i dytë më i paguar, ai i informacionit dhe komunikimit.

    Të dhënat paralele nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e sektorit bankar për personelin u rritën për të pestin vit radhazi në 2025. Vitin e kaluar, shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 20.2 miliardë lekë, në rritje me 13.6% krahasuar me një vit më parë. Rritja e shpenzimeve të personelit ka ardhur njëkohësisht nga zgjerimi i punësimit, por sidomos nga rritja e pagave.

    Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2025 bankat tregtare në vend raportuan 7856 të punësuar, në rritje me gati 10% krahasuar me një vit më parë. Punësimi në sektorin bankar është rritur për të gjashtin vit radhazi.

    Në vitet e fundit, edhe sektori financiar është përballur me një trysni në rritje nga tregu i punës, sidomos në pozicionet e nivelit të ulët dhe të mesëm. Qarkullimi relativisht i lartë i stafit në këto pozicione ka diktuar nevojën për të rishikuar pagat.

    Megjithatë, rritja e pagave është mbështetur edhe nga performanca pozitive e sektorit dhe rritja e fitimeve gjatë viteve të fundit. Mbështetur në dhënat paraprake të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi neto i sektorit bankar për vitin 2025 arriti vlerën e 35.2 miliardë lekëve, në rënie të lehtë me 1.6% krahasuar me një vit më parë.

    Ndërkohë, sektori duket se po hyn në një fazë të re zgjerimi, të shoqëruar edhe me hyrjen në treg të dy bankave të reja. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë dha miratimin paraprak për licencimin e degës së Bankës Ziraat dhe të Bankës Jet. Hyrja në treg e bankave të reja ka tendencën të shtojë konkurrencën për burime të specializuara njerëzore dhe të krijojë premisa të reja për rritjen e pagave./Monitor

    2025 Banka e Shqipërisë instat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çifti u dh*nua për luleshtrydhet në mal?/ Bardha Nika: Autori i nxori automatikun tim biri

    June 17, 2026

    Do dërgoheshin në Itali/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

    June 17, 2026

    Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

    June 17, 2026

    Studimet/ A migron botoxi në tru?

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.