Ministri i Brendshëm kërkoi nga autoritetet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kushteve të lundrimit, kapaciteteve të lundrimit si dhe vendeve të ankorimit dhe imbarkimit të pushuesve, për të shmangur çdo incident me pasoja.
“Jam këtu për t’ju mbështetur në punën tuaj, për të bërë çmos që kushtet e punës, mjetet, pajisjet t’i keni në dispozicion dhe të ndiheni të motivuar“, u shpreh ministri Hoxha.
Ndër të tjera ministri deklaroi se mbetet detyrë e Policisë që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të evidentojnë dhe të ndëshkojnë ata që guxojnë të ndotin plazhet tona apo mjediset përreth plazheve.
“Policia i ka të qarta detyrat e saj, po ashtu edhe agjencitë ligjzbatuese dhe do të qëndrojnë fort ndaj çdo paligjshmërie që tenton të cenojë imazhin e vendit dhe turizmin në përgjithësi“, u shpreh Hoxha.


