Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mes Sirisë dhe Irakut, REL: Paqartësi për vendndodhjen e shqiptarëve në zonat e konfliktit

    Vr*u prindërit e ish-partnerit, kufomat u gjetën të copëtuar në valixhe, 30 vite burg për shqiptaren

    Selin: Largohem e fituar, edhe pa vendin e parë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Incident i “madh” kibernetik, hakerat kinezë depertojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit

    January 1, 2025

    KINË– Departamenti i Thesarit nuk dha detaje se për sa kompjuterë bëhej fjalë apo se tek çfarë dokumentesh mund të kenë pasur qasje hakerat, por përmes një letre drejtuar ligjvënësve ku i njoftonte për këtë incident thekson se “deri më tani nuk ka dëshmi që tregojnë se hakerat kanë vazhduar të kenë qasje tek informacionet e Thesarit”. Sipas letrës, ky rast po hetohet si një “incident madhor në sigurinë kibernetike”.

    “Thesari i trajton me shumë seriozitet të gjitha kërcënimet kundër sistemeve tona dhe të dhënave që ato ruajnë”, tha një zëdhënës i këtij departamenti në njoftim. “Gjatë katër viteve të fundit, Thesari e ka përforcuar mbrojtjen e vet kibernetike dhe do të vazhdojë të punojë bashkë me partnerët në sektorin privat dhe publik për të mbrojtur sistemin tonë financiar nga kërcënuesit”.

    Në Pekin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme dha përgjigjen standarde që Kina jep si reagim ndaj pretendimeve për ndërhyrjen kibernetike.

    “E kemi përsëritur qëndrimit tonë për akuza të tilla të pabaza, të cilave u mungojnë provat”, tha zëdhënësja Mao Ning gjatë konferencës ditore me gazetarë. “Kina në vazhdimësi kundërshton të gjitha format e ndërhyrjes kibernetike dhe e kundërshtojmë shpërndarjen e informacioneve të rreme kundër Kinës për qëllime politike”.

    Incidenti vjen ndërkohë që zyrtarët amerikanë po vazhdojnë të përballen me pasojat e fushatës masive kineze të kundër-spinuazhit, të njohur me emrin ‘Salt Typhoon’, që u dha zyrtarëve në Pekin qasje tek një mesazhet private dhe bisedat telefonike të një numri të panjohur amerikanësh. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se numri i kompanive të telekomunikimit që janë prekur nga kjo ndërhyrje kibernetike tani ka arritur në nëntë.

    Departamenti i Thesarit tha se e ka identifikuar problemin e fundit më 8 dhjetor, kur kompania ‘BeyondTrust’ që ofron si shërbim një program kompjuterik, njoftoi se hakerët kishin vjedhur një kod “që përdorej nga klienti për të siguruar shërbimin që ruan të dhënat në një bazë dhe që përdoret nga distanca për t’iu ofruar ndihmë teknike” punonjësve. Ky kod ka ndihmuar hakerat të depërtojnë përtej murit të sigurisë së shërbimit dhe të hyjnë në kompjuterat e disa punonjësve.

    Që nga ajo ditë, shërbimi i komprometuar është hequr nga përdorimi dhe nuk ka prova se hakerët ende kanë qasje në informacionin e departamentit, shkroi ndihmës-sekretari i Thesarit, Aditi Hardikar të hënën, në një letër drejtuar Komisionit të Senatit mbi Bankat.

    Departamenti tha se po bashkëpunonte me Byronë Federale të Hetimeve dhe Agjencinë për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturë si dhe palë të tjera për të hetuar pasojat e ndërhyrjes kibernetike dhe se përgjegjësia për këtë ndërhyrje u është atribuuar personave të sponsorizuar nga shteti kinez. Nuk janë dhënë detaje të tjera./VOA

    hakerat Incident kibernetik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mes Sirisë dhe Irakut, REL: Paqartësi për vendndodhjen e shqiptarëve në zonat e konfliktit

    April 16, 2026

    Vr*u prindërit e ish-partnerit, kufomat u gjetën të copëtuar në valixhe, 30 vite burg për shqiptaren

    April 16, 2026

    Selin: Largohem e fituar, edhe pa vendin e parë

    April 16, 2026

    Hungari: Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.