SERBI– Presidenti i Serbisë është përballur me një incident teksa po udhëtonte me makinën e tij për të miting.
Mediat serbe shkruajnë për këtë ngjarje ndërsa dhe vet Vuçiç ka reaguar për incidentin.
Vuçiq theksoi se pas vizitës në Melenci, një gomë e automjetit të tij ka plasur teksa po ecte në rrugën për në Mokrin.
“Nëse goma ka plasur, shpërthyer, apo zoti e di se çfarë tjetër ka ndodhur kjo është në dorën e autoriteteve kompetente për ta përcaktuar.“-deklaroi Vuçiç.
Fatmirësisht nga incidenti nuk u regjistrua asnjë i lënduar, përpos dëmeve materiale./RTVBN/Radar.al
— AMiros (@miros_an27575) February 8, 2025


