Kreu i PS Ilir Meta nëpërmjet një audioje të regjistruar nga qelia ka reaguar për qytetarët shqiptarë.
Gjatë fjalës së tij Meta i bën thirrje shqiptarëve që të votojnë në zgjedhjet parlamentare koalicionin “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Ndërsa më tej ai ironizon kandidatët e PS, përfshirë këtu dhe kryeministrin Edi Rama.
Për këtë të fundit politikani shprehet se Rama është kyçur në listat e mbyllura bashkë me anonimët e tij në mënyrë që t’i shpëtojnë llogaridhënies për veprimet e tyre.
Meta: Fitorja i zgjedh të gjitha. Për t’i dhënë zgjedhje historike për të ardhmen e Shqipërisë duke ndëshkuar pengmarrësit e demokracisë. Keqpërdori pushteti për të shantazhuar drejtuesit e pozitës dhe që sot nxjerr lotë krokodili për primaret e PD-së të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimë pafund, shumica të rekomanduar nga banda të njohura…Ai që në 2021 kandidoi i teti në Durrës dhe e kishte kopsitur rezultatin, me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s mund t’i kërkojnë llogari për humbjen… Të gjithë të përqendrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interes të të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të përqendrohemi në një Fitore Madhështore.


