TIRANË– Ish-presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht kreu I PL-së Ilir Meta, doli nga Blloku i Sigurisë në rrugën Mine Peza dhe është drejtuar drejt GJKKO.
Meta do të jetë sot në seancë për masën e sigurisë. Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seancë edhe në lidhje me rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj deputetes së PL, Monika Kryemadhi.
Në dosjen hetimore të SPAK prej 176 faqesh që çoi në pranga ish-Presidentin Meta dhe vuri në akuzë 3 të tjerë, Prokuroria e Posaçme shprehet se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në disa raste.


