Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Oli dhe Benxhi” e parashikuan? Historia që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori

    Synon të frenojë importet e lira kineze, BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla

    Nufi në Greqi: Të thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje, siguri kibernetike dhe emergjencat civile

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ibrahimaj: Ligji i ri për investimet miratohet brenda vitit, konsultimet publike nisin gjatë verës

    June 29, 2026

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se qeveria synon të miratojë brenda këtij viti ligjin e ri për investimet, një reformë që synon të përmirësojë klimën e biznesit dhe ta afrojë legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

    Gjatë një konference për mediat, Ibrahimaj theksoi se ligji për investimet është ndër reformat më të rëndësishme të qeverisë dhe se puna për hartimin e tij po shoqërohet me analizën e modeleve të vendeve të BE-së dhe politikave që ato ndjekin për të tërhequr investime.

    Sipas ministres, konsultimet publike për draftin e ri pritet të nisin gjatë verës. Ligji do të synojë të forcojë sigurinë juridike për investitorët dhe të krijojë më shumë stimuj për investimet në zonat më pak të zhvilluara, duke ndjekur praktikat evropiane.

    Ibrahimaj tha se, krahas këtij procesi, ministria po përgatit edhe dokumente të tjera strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit. Njëri prej tyre është politika industriale, e cila do të fokusohet në shfrytëzimin e potencialit të sektorit minerar dhe integrimin e tij në zinxhirët e vlerës së Bashkimit Evropian.

    Po ashtu, ajo njoftoi se po hartohet një strategji për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me synimin për t’i ndihmuar ato të përmbushin standardet evropiane dhe të përfitojnë nga produkte financiare që lehtësojnë zhvillimin e tyre.

    Duke folur për industrinë fason, ministrja pranoi se sektori i tekstileve po kalon një periudhë të vështirë, e ndikuar kryesisht nga kursi i këmbimit. Ajo theksoi se qeveria nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e kursit, pasi ai funksionon sipas rregullave të tregut të lirë.

    Në përfundim, Ibrahimaj njoftoi se së shpejti do të nisë zbatimi i programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, përmes të cilit do të vihet në dispozicion një fond garancie sovrane. Në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, synohet që kreditë për bizneset të ofrohen me një normë interesi prej rreth 2%, duke lehtësuar financimin e investimeve.

    Ibrahimaj Investimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Oli dhe Benxhi” e parashikuan? Historia që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori

    June 29, 2026

    Synon të frenojë importet e lira kineze, BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla

    June 29, 2026

    Nufi në Greqi: Të thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje, siguri kibernetike dhe emergjencat civile

    June 29, 2026

    Publikohen notat e provimit të Lëndës me Zgjedhje të Maturës Shtetërore 2026

    June 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.