Që me mbarimin e “BBVK”, ish-banorja e këtij spektakli, Xheneta Fetahu është përballur me një sërë reagimesh herë negative e herë pozitive ndaj saj në lidhje me Gjestin.
Kujtojmë se dyshja në fjalë janë përfolur goxha në rrjet për romancën që ata përjetuan së bashku gjatë pjesëmarrjes së tyre në “BBVK”.
Ditën e kaluar, Xheneta mori një koment nga një person në rrjetet sociale i cili u pasua me reagime të shumta nga pjesa tjetër e ndjekësave, si dhe nga vetë ish-banorja.
“Ja ke shkatërru jetën njeriut në Big, edhe prap vazhdon edhe jashtë me propagandu kundër tij… Ai s’ka me ‘kon’ kurrë i yti”, ishte komenti që ajo mori nga një përdorues.
Xheneta nuk qëndroi indiferente kundrejt këtij komenti duke i kthyer përgjigje:
“’Masi’ unë ja ‘pasna’ ‘shkatërru’ shko ndreqja ti, gjithë këtë mllef në 02 të natës”.



